Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tregu pranë ish-uzinës Dinamo .Protestuesit duan rihapjen e tij
English

Tregu pranë ish-uzinës "Dinamo".Protestuesit duan rihapjen e tij

Pas kontrollit të ushtruar në tregun e ish-Uzinës Dinamo, Ministria e Bujqësisë paralajmëron largimin e të gjithë tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë çdo standardi higjieno-sanitar.

Vendimi për mbylljen e dy tregjeve kryesore të Tiranës ditën e djeshme, ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe policëve mëngjesin e sotëm pranë ish-uzinës "Dinamo". Tregtarët kanë vendosur kazanë plehrash në mes të rrugës, në shenjë proteste për mbylljen e tregjeve.

Protesta e tyre, erdhi një ditë pas vendimit për mbylljen e dy tregjeve nga Task Forca për Kontrollin e Tregjeve Ushqimorë, për shkak të kushteve të rënda higjeno-sanitare.

Tregtarët kanë bllokuar hyrjen kryesore të tregut, dhe kërkojnë rihapjen e tregut në ish-uzinën "Dinamo” shkruan Shekulli.

“Ky treg u shërben çerekut të qytetit”, deklarojnë qytetarët, ndërsa shtojnë se “Kjo punë na mban me bukë fëmijët”.

Ndërkohë, forcat e policisë së qytetit, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zhbllokuar rrugën.

KOMENTE