Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peleshi: Reforma Territoriale,do ta transformojnë zonën e Tropojës
English

Peleshi: Reforma Territoriale,do ta transformojnë zonën e Tropojës

Në vijim të vizitës së tij në Tropojë, Zëvendëskryeministri Niko Peleshi u ndal edhe në zonën turistike të Valbonës. Zëvendëskryeministri inspektoi punimet në rrugën Bajram Curri – Valbonë, e cila zgjidh një nga pengesat më të mëdha që kanë penguar zhvillimin e turizmit, si dhe vizitoi edhe në Qendrën e Zhvillimit të Turizmit, ku bisedoi me banorë dhe drejtues lokalë për perspektivën e zhvillimit të zonës.

Zëvendëskryeministri u shpreh i bindur se Reforma Territoriale, por edhe filozofia e zhvillimit të qeverisë shqiptare do ta transformojnë zonën e Tropojës.

“Është një rrugë shumë e rëndësishme që i jep një frymëmarrje të madhe një zone turistike që është zhvilluar me forcat e veta, dhe këtë duhet ta themi. Ne jemi të bindur që ndryshimet e fundit, pra Reforma Territoriale Administrative nga njëra anë, por edhe filozofia e qeverisë së re shqiptare për të mbështetur lokalitetet tona dhe bashkitë tona të reja do ta transformojë zonën. Plani yne për zonën e Tropojës është një plan integral. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me përfundimin e një cope rrugë apo të një ujësjellësi. Ne duam që të përfundojmë një plan zhvillimor që i ka të gjithë komponentët brenda që nga infrastruktura, ujësjellësit, kanalizimet, shërbimet, zhvillimin e turizmit” – u shpreh Zëvendëskryeministri.

Zëvendëskryeministri nënvizoi potencialin e madh turistik të Valbonës dhe suksesin e saj në rritje për tërheqjen e turistëve të huaj, ndërkohë që për shqiptarët ajo vazhdon të mbetet në një masë të madhe e panjohur.

“Këtu potenciali i turizmit është shumë i madh. Pra programe mbështetje dhe kjo zonë ka arritur sukses sepse ka rritur shumë numrin e turistëve. Dhe është për t’u thënë me turp që bukurinë e kësaj zone e kanë zbuluar më parë të huajt sesa shqiptarët nga pjesët e tjera të Shqipërisë, sepse ka më shumë të huaj vizitorë sesa shqiptarë,” – u shpreh Zëvendëskryeministri.

KOMENTE