Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Londra në Tiranë, Andi Idriz Bardhoshi
English

Ekstradohet nga Londra në Tiranë, Andi Idriz Bardhoshi

Nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, mbrëmë u krye ekstradimi nga Londra, Britani e Madhe, drejt vendit tonë i shtetasit shqipëtar Andi Idriz Bardhoshi, vjeç 39, nga Durrësi.

I ekstraduari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 56, datë 08.03.2000, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“ e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/2, të Kodit Penal.

Ngjarja për të cilën ky shtetas është deklaruar fajtor nga organet e drejtësisë ka ndodhur më datë 14.09.1997, rreth orës 21:00, ku shtetasi Andi Bardhoshi në bashkëpunim me shtetasin Helidon Becka, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Alfred H., duke e vrarë atë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Londrën, në datën 03.05.2012, shtetasi Andi Bardhoshi, është arrestuar në qytetin e Londrës/Britani e Madhe, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza“, në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE