Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konkurs për dizenjimin e makinave të adhshme të policisë së shtetit.Marrin pjesë moshat 14-23
English

Konkurs për dizenjimin e makinave të adhshme të policisë së shtetit.Marrin pjesë moshat 14-23

Është çelur dje konkursi për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit. Për të promovuar nismën, është zhvilluar një aktivitet në shkollën e mesme “Qemal Stafa” në Tiranë ku mori pjesë zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, Drejtori i Policisë së Tiranës, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të kryeqytetit dhe nxënës të kësaj shkolle.

Konkursi për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit është mbarëkombëtar dhe është iniciuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përgjatë një muaji, deri më 25 Nëntor do të bëhet mbledhja e të gjitha ideve dhe dizenjove të sjella nga të rinj (14-23 vjeç) për mënyrën sesi ata duan të jetë pamja e jashtme e makinave të Policisë së Shtetit.

Format e pjesëmarrjes në këtë konkurs janë përmes dërgimit të vizatimit në adresën postare të Ministrisë së Punëve të Brëndshme www.punetebrendshme.gov.al, ose atë elektronike makinaime@punetebrendshme.gov.al;

Vizatimet apo dizenjimet në programe dixhitale, për çdo aplikim janë të vlefshme. Në fund të konkursit, makinat e ardhshme të Policisë së Shtetit do të kenë imazhin e dizenjos fituese.

Kjo iniciativë synon jo vetëm ndryshimin e imazhit të makinave të Policisë, por edhe afrimin dhe identifikimin e më të rinjve me Policinë e Shtetit.

KOMENTE