Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezantohet Paketa e Re Bujqësisë
English

Prezantohet Paketa e Re Bujqësisë

Qeveria Shqiptare prezantoi dje Paketën në mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe agroindustrisë.

Në konferencë ishin të pranishëm Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Arben Ahmetaj, si dhe Zv.Ministrat e Bujqësisë dhe Financës, z. Alban Zusi dhe z. Ervin Mete.

Kjo paketë përmban 26 masa dhe u hartua nën shembullin e Paketës Fason nga një grup i përbashkët pune, i cili kryesohej nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik.

Një nga fokuset kryesore të kësaj pakete është mbështetja e fermerit, si një pjesë e rëndësishme e zinxhirit të vlerës në ekonomi dhe promovimin e sektorit të bujqësisë, që aktualisht kontribuon në 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në fjalën e tij, Ministri z. Arben Ahmetaj theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për ekonominë Shqiptare dhe filozofinë e re të qeverisë Rama për mbështetjen dhe promovimin e sektorëve potencialë.

Duke iu referuar Paketës, Ministri tha se fokusi i saj i parë është fermeri, jo më si një individ e si mbajtës i një ngastre të vogël toke, por si një pjesë e rëndësishme e zinxhirit të vlerës në ekonomi.

KOMENTE