Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qumështi i buburrecit dhe vlerat e tij ushqyese
English

Qumështi i buburrecit dhe vlerat e tij ushqyese

Një grup biologësh dhe kimistësh studiuan përqëndrimin e vlerave ushqyese të qumështit të buburrecave.

Qumështi i buburrecit të Pacifikut (Diploptera punctata) është jashtëzakonisht ushqyes, sipas studimit të botuar sëfundmi në revistën e Unionit Ndërkombëtar të Kristalografisë.
Shkencëtarët gjetën se vlerat ushqyese të tij i kaluan 3 herë vlerat ushqyese të qumështit nga buajt. “Kristalet janë si një ushqim i plotë, ku ato kanë proteina, yndyrna dhe sheqerna”.

Sipas Sanchari Banerjee, një prej autorëve të studimit proteinat e këtij qumështi përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale. Buburreci i Pacifikut është i vetmi buburrec që prodhon qumësht. Ai është vivipar pasi i pjell të vegjëlit e tij; ai nuk prodhon vezë si speciet e tjera të buburrecave.
Si të gjithë organizmat viviparë, kjo specie i ushqen të vegjëlit e saj me një lëng të pasur me proteina që sekretohet nga “qeska”-versioni i mitrës tek buburrecat. Mbas gëlltitjes së lëngut, kristalet e proteinave zhvillohen në brendësi të zorrës së mesme. Këto kristale proteinike janë unike pasi çlirojnë të njëjtën sasi proteinash, që gjendet në qumështin lëng.

Kjo nuk nënkupton që qumështi i burrecave do të zvendësojë raftet e ushqimeve të tjera, por është një mundësi e hapur për ata të cilët nuk marrin sasinë e nevojshme ditore të kalorive.

Përshtati në shqip: Grifin Albania

KOMENTE