Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bregu: Rama përbalt dhe shpif, do ta padis në prokurori
English

Bregu: Rama përbalt dhe shpif, do ta padis në prokurori

Tiranë, 1 tetor, NOA – Ministrja e Integrimit,Majlinda Bregu pas akuzave të ngritura ndaj saj prej disa kohësh nga lideri iopozitës, Edi Rama ka vendosur të ngrejë ndaj tij një padi penale dhe civile përshpifje dhe fyrrje për shkak të detyrës së saj.

Në një konferencë për shtyp, ministrja eIntegrimit, e cila pak ditë më parë kishte deklaruar se kishte vendosur t’iinjoronte akuzat e Ramës ndaj saj, deklaroi se pas akuzave ndaj familjes së sajpër bashkëpunim me kreun e organizatës kriminale, “Sacra Corona Unita”, AlbinoPrudentino, i prangosur tri ditë më parë në Vlorë, ku fshihej në një identitettë rremë, është e vendosur ta denoncojë akuzuesin e saj në prokurori.

“Edi Rama më ka vënë mua në qendër të akuzave,të cilat janë qesharake dhe të turpshme, pasi ligji nuk më detyron mua të japllogari për bizneset e kunetërve të mi”, tha zonja Bregu duke theksuar sekryesocialisti Rama i lëshon akuzat ndaj saj pasi ka frikë nga përfitimet e tijkorruptive me 20 përqind dhe nga përballja për të gjitha akuzat me prokurorinë.

Ministrja e Integrimit ka hedhur poshtë tëgjitha akuzat se e motra e saj, Ornela Bregu dhe bashkëshorti i saj Ervis Gjeçajkanë lidhje biznesi me kreun e organizatës kriminale, Albino Prudentino, dukesqaruar mediat se “Motra ime dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë lidhjebiznesi me personin e arrestuar, Albino Prudentinon, por me Angelo Prudentinon,i cili sipas çertifikatës së lëshuar nga ministria e Drejtësisë italiane parase të hynte në marrëdhënie biznesi rezulton të jetë negative sa i përket paprecendetëve penalë, e mjaftueshme kjo për të gjithë biznesmenët për të hyrë nëbiznes”, bëri me dije zonja Bregu.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha ndërkohëse gazetarët që kanë publikuar lajmin mbi këtë bashkëpunim të rremë, kanë modifikuaredhe të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ku sipas saj procedurat eshitjes së 80 përqind të aksioneve është një procedurë krejt normale.

Sipas akuzave thuhet se motra e ministres OrnelaBregu dhe bashkëshorti i kësaj të fundit Ervis Gjeçaj kanë qenë bashkëpunëtortë Angelo Prudentinos në kompaninë Betting System Albania, me 20 përqind aksione,ndërsa 80 përqind i kishte Angelo Prudentino.

mit/NOA
KOMENTE