English

BSH: Problemi i ekonomisë, niveli i ulët i kërkesës së brendshme

Tiranë, 1 Tetor, NOA - Në mbledhjen e tij të funditzhvilluar këto ditë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori nëshqyrtim dhe miratoi raportin mujor të politikës monetare.

Pasi u njoh me zhvillimet më të funditekonomike dhe financiare në vend, si dhe diskutoi mbi projeksionet e tyre përtë ardhmen, ai vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, nënivelin 5 përqind.

Ai arriti në përfundimin se “problemi kryesorme të cilin po përballet dhe do të vijojë të përballet ekonomia jonë ështëniveli i ulët i kërkesës së brendshme”.

“Megjithëse eksportet shqiptare kanë njohurnjë rritje të shpejtë, kërkesa totale në ekonomi ka qenë e pamjaftueshme për tëshfrytëzuar plotësisht kapacitetet prodhuese të vendit. Kjo situatë ështëreflektuar ndër të tjera në: presione të ulëta inflacioniste të gjeneruara ngaekonomia e brendshme, në një ecuri më të zbehtë të tregut të punës dhetreguesve të punësimit, si dhe në një kërkesë të moderuar të ekonomisë përkredi bankare”, citon raporti i lartpërmendur.

Duke përfunduar se rritja e aktivitetitekonomik është mbështetur së fundi nga gjallërimi i sektorit privat. Sektoripublik, ndonëse vijon të japë një ndikim pozitiv në sajë të stimulit fiskal, kaulur kontributin e tij në aktivitetin ekonomik.

“Në terma të kërkesës, rritja e shpejtë eeksporteve dhe tendenca pozitive e investimeve private kanë dhënë ndikimin mëtë madh në rritjen ekonomike. Konsumi privat, megjithëse mbetet i ulët, kashfaqur së fundmi shenja përmirësimi. Kjo dëshmohet nga

ecuria më e qëndrueshme e kredisë konsumatore,tendenca rritëse e inflacionit bazë, si dhe rritja e importit të mallrave tëkonsumit”, sqaron ky raport ndër të tjera.

Duke përfunduar se industria dhe shërbimetkanë qenë sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare, të mbështetur ngakërkesa e jashtme dhe rritja graduale e investimeve private, ndërkohë qëndërtimi dhe bujqësia kanë patur një zhvillim më të ngadaltë.

“Kërkesa e dobët e brendshme dhe prania ekapaciteteve të pashfrytëzuara në ekonomi kanë ndikuar në absorbimin e goditjevembi inflacionin, të ardhura nga faktorë të ofertës apo nga rritjetadministrative të çmimeve të mallrave të konsumit. Norma vjetore e inflacionitnë muajin gusht rezultoi brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, dukeshënuar vlerën 3.5 për qind nga 3.4 për qind në muajin korrik”, përfundonraporti.

n.e/NOA

KOMENTE