Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jakup Krasniqi: Zgjedhje të parakohshme!
English

Jakup Krasniqi: Zgjedhje të parakohshme!

Prishtinë, 1 Tetor, NOA – “Të gjithë parametrat u japin përparësi zgjedhjeve të parakohshme”, thotë në intervistë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

“Edhe pse nuk kemi vakuum institucional – sepse, në fund të fundit, kjo është diçka që është paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës – konsideroj se një zgjidhje më e përafërt e mundshme është mundësia për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, thotë ai.

Zoti Krasniqi, Kosova po përballet me një situatë të re pas dorëheqjes së zotit Sejdiu nga posti i presidentit. Cila mendoni se duhet të jetë rrugëdalja nga kjo situatë? Është një e vërtetë e madhe se pas aktgjykimit apo aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka konstatuar se presidenti ka shkelur Kushtetutën, duke mbajtur edhe pozitën e presidentit të Kosovës, edhe pozitën e kryetarit të partisë politike – në këtë rast të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është krijuar një situatë e re. Unë jam duke konsultuar të gjitha subjektet politike. Do të përpiqemi të gjejmë një konsensus për veprimet e mëtejshme. Edhe pse nuk kemi vakuum institucional – sepse, në fund të fundit, kjo është diçka që është paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës – konsideroj se një zgjidhje më e përafërt e mundshme është mundësia për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Për këtë, natyrisht që duhet të konsultohemi me të gjitha partitë politike parlamentare, por edhe me partitë e koalicionit qeverisës. Duhet të merremi vesh edhe për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Koalicioni dhe institucionet nuk e kanë stabilitetin e duhur. Kosovës i duhen institucione stabile. Institucionet stabile mund të dalin vetëm nga zgjedhjet e lira.

Si janë raportet aktuale midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës?

Tani janë në marrëdhënie të partive që ishin në koalicion dhe në koalicion ishin mbi bazën e një marrëveshjeje, por edhe mbi bazën e interesave të një situate politike që ishte në Kosovë. Konsideroj se koalicioni ka kryer shumë punë të mira gjatë kësaj kohe në Kosovë. Pas shpalljes së pavarësisë, janë konsoliduar institucionet e shtetit, institucionet e pavarura të shtetit. Ato po funksionojnë, secili po kryen detyrën e vet. Por, dorëheqja e presidentit ka krijuar disa raporte të reja që duhen biseduar. Sot janë duke biseduar kryeministri, do të thotë kryetari i PDK-së dhe kryetari i LDK-së. Unë do të njoftohem pas këtij takimi me rezultatet e kësaj bisede. Nesër planifikoj të kem një takim me ish-presidentin, pra kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (Fatmir Sejdiu), për të gjetur një mundësi se si të veprohet më tej. Unë jam duke u konsultuar me të gjitha partitë politike që janë në Kuvend dhe shpresoj se do të gjejmë një rrugë, që do të na çonte drejt krijimit të institucioneve të reja dhe stabile në Kosovë.

Mendoni se marrëveshja për bashkëqeverisje mund të mbijetojë?

Nuk e di. Të gjithë parametrat u japin përparësi zgjedhjeve të parakohshme. Ndoshta, në këtë drejtim duhet përqendruar i gjithë angazhimi, edhe i imi si ushtrues i detyrës së presidentit, por edhe komunikimi me partitë politike – të gjendet një konsensus se kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.

Kur mendoni se do të ishte koha optimale për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve?

Nëse kemi parasysh se me Kushtetutë unë nuk mund të ushtroj detyrën e presidentit më shumë se gjashtë muaj, që të mos krijohet krizë politike dhe vakuum institucional, do të duhej që zgjedhja e organeve që do të dalin nga zgjedhjet, të kryhet brenda këtij gjashtëmujori.

Radio Evropa e Lirë

KOMENTE