Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lista e qyteteve më të pistë në botë, kryeson Mumbai
English

Lista e qyteteve më të pistë në botë, kryeson Mumbai

Romë, 1 Tetor, NOA - Të jetosh në një qytet të madh ka disa aspekte pozitive, të tilla si transporti publik, restorante të mëdha për të shkuar në darkë apo edhe fat në ndonjë rast. Por edhe shumë të meta, pasi miliona njerëz çdo ditë hedhin tonelata mbeturinash, të cilat jo gjithmonë sistemohen në mënyrën më të përshtatshme. Ja cilat janë qytetet më të pista të botës...

1. Mumbai - Qyteti indian me 14 milionë banorë, ka probleme kronike me ujërat e zeza dhe mbipopullimin e vazhdueshëm apo transportin publik. Përveç kësaj, në Mumbai është një fenomen shumë i pazakontë, ardhja e Monsoon, e cila është një vorbull e vërtetë plehrash që ngrihen në qiell dhe bien.

2. Ciudad Juarez - Nuk mund të mburremi se Meksika gëzon një reputacion ndërkombëtar si Zvicra për pastërti dhe të rregullsi, por qyteti i Ciudadit me të vërtetë meriton Palmën e Artë si më i degraduari i vendit. Aktet e panumërta të dhunës, e bëjnë qytetin të drejtohet plotësisht nga trafikantët e drogës, që të lënë frikë dhe ndotje.

3. Daka - Venecian mund ta imagjinoni të zhytur në Adriatik, por jo në një det gjithmonë ndotur nga pesticidet dhe mbetjet e ngurta. Kështu është imazhi i Dakas, kryeqytetit të Bangladeshit, një nga vendet më të varfra në botë. Fëmijët e varfër vërtiten në ujërat e zeza sikur të ishin në një pishinë, ndërsa jetojnë në këtë vend 150 milion njerëz në pisllëk dhe mjerim të plotë.

4. Antananarivo - Kryeqyteti i Madagaskarit është plot mbeturina në çdo cep të rrugëve, ndërsa në vitin 2004 është vlerësuar se vetëm 6% e mbeturinave të prodhuara në vend ishte e predispozuar të sistemohej nga kompanitë e specializuara ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pjesa e mbetur prej 94% është “ta hedhim, ku ta hedhim”. Dhe jemi duke folur për më shumë se 65.700 ton plehra vetëm në kryeqytet. 5. Adis Abeba - Mes tetëdhjetë grupeve të ndryshme etnike, është ndoshta një nga kryeqytetet që kombinon më shumë se kushdo tjetër traditat e shumta, kulturën dhe zakonet, por kryeqyteti i Etiopisë po përballet edhe me një tjetër problem: atë të nevojës së jashtëzakonshme të vazhdueshme mjekësore për shkak të mungesës e infrastrukturës dhe pranisë së lartë të përqendrimit të mbeturinave. 6. Bagdad - Në vitin 2007, mbetjet e kryeqytetit të Irakut kanë ardhur duke u shtuar aq shumë, saqë shkaktuan një epidemi kolere e cila zgjati pesë muaj dhe problemi i ujit të pijshëm, për fat të keq, tipik i këtyre zonave, sigurisht që ndihmon për ta kontrolluar atë. 7. Napoli - Në këtë renditje të mjerë është për fat të keq edhe qyteti i Napolit. Në këtë qytet, ekziston një gjendje e jashtëzakonshme lidhur me mbeturinat e zgjatur 15 vjet, 1994-2009, me 11 komisionerët e veçantë që kurrë nuk e kanë zgjidhur këtë problem.

n.e/NOA

KOMENTE