Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU i dorëzon DASH dosjen për çështjen çame
English

PDU i dorëzon DASH dosjen për çështjen çame

Uashington, 1 tetor, NOA – Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i cili po zhvillon bashkë me deputetin Dashamir Tahiri, një vizitë në SHBA, i ka dorëzuar Drejtorisë për Evropën Juglindore të Departamentit Amerikan të Shtetit dosjen për çështjen çame.

Kjo dosje përmban dokumentat përkatës që demonstrojnë në mënyrë ligjore atë që PDU e cilëson si genoncid dhe përndjekje që i është bërë popullsisë çame në vite.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit, siguruan shqyrtimin e dosjes dhe mbasi të njihen në detaje me materialet në fjalë, do të dërgojnë prononcimin e tyre zyrtar.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike si mënyra më e mirë dhe transparente që do të shërbejë edhe zgjidhjen e kësaj çështje.

Ndërsa deputetët Idrizi dhe Tahiri theksuan rëndësinë e zbatimit të konventës për të drejtave të njeriut dhe në kuadër të miqësisë së mirë, kjo çështje do të marrë zgjidhje në rrugë ligjore.

“Ishte një mundësi e veçantë, - theksoi Idrizi, - nxjerrja në dritë e këtyre fakteve dhe kjo fushatë njohje e kërkimi i të drejtave tona do të vazhdojë e pandërprerë në çdo institucion ndërkombëtar”.

Sipas deputetëve të PDU, është fat që çështja çame arriti të thyejë barrierat dhe të hyjë për diskutim në një nga institucionet më të fuqishme politikë-bërëse në botë.

n.e/NOA

KOMENTE