English

Shtypi këmbësorin në autostradë, kapet drejtuesi i makinës

Lezhë, 1 Tetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kanë arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Nuredin Gjekaj, me banim në lagjen “Shtoi i Ri” të qytetit të Shkodrës.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në superstradën Lezhë-Milot, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit”, i lartpërmenduri ka aksidentuar me vdekje këmbësorin 74-vjeçar Jorgo Dhoga, me banim në Tiranë.

Nga ana e strukturave të Komisariatit të Lezhës janë kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Lezhës në ngarkim të Gjekajt, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE