English

Tregtia e Jashtme: Defiçiti tregtar u rrit 15.1 % krahasuar me gushtin 2009

Tiranë, 01 Tetor, NOA – Defiçiti tregtar përmuajin gusht të këtij viti ka shënuar një ulje prej 1.4 përqind krahasuar memuajin korrik dhe një rritje prej 15.1 përqind krahasuar me muajin gusht të njëviti më parë.

Statistikat i jep zyra e Tregtisë së Jashtme,e cila pohon se gjatë muajit gusht u eksportuan 9,7 miliardë lekë mallra, meulje 27.9 përqind në krahasim me muajin korrik dhe rritje me 35.9 përqind nëkrahasim me muajin gusht të vitit 2009.

Sipas kësaj zyre mësohet se janë importuar40,3 miliardë lekë mallra me ulje 9.4 përqind në krahasim me korrikun 201o dherritje 19.5 përqind në krahasim me gushtin e vitit 2009Gusht 2009.

Zyra e Tregtisë së Jashtme nënvizon më tej setregtia me vendet e BE-së është 62.8 përqind dhe se partnerët kryesorë tregtarëtë Shqipërisë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.

Mësohet se me Italinë eksporti është 47.2përqind dhe importi 26.6 përqind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 6.5 përqinddhe importi 12.5 përqind.

Duke krahasuar arritjet në tregti me muajinkorrik, bëhet e ditur se eksporti i grupit të mineraleve, lëndëve djegëse,energjisë elektrike është rritur 12 përqind.

Eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prejtyre” u ul 74.6 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 43.2përqind, etj.

Sipas njoftimit mësohet se importi i grupit“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” është rritur 19.9 përqind;eksporti i ushqimeve, pijeve dhe duhanit u rrit 8.4 përqind, ndërsa importi igrupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 56.3 përqind.

Gjithashtu në muajin gusht të këtij vitiimporti i mallrave me akcizë arriti vlerën 6,9 miliardë lekë, duke zënë 17.1përqind ndaj totalit të importit.

mit/NOA

KOMENTE