Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autoritetet e Zvicrës: Do ta mbrojmë sekretin bankar pavarësisht presionit botëror
English

Autoritetet e Zvicrës: Do ta mbrojmë sekretin bankar pavarësisht presionit botëror

Bernë, 7 prill NOA - Shteti i Zvicrës nuk ka ndërmen të dorëzohet përballë asnjë presioni të bërë nga liderë të ndryshëm botërorë për të nxjerrë sekretin bankar nga institucionet financiare të konfederatës së famshme për "arkivat' e saj monetare nga pasanikë të të gjithë botës.

"Zvicra do të vazhdojë të mbrojë sekretin strikt bankar pasi ka bërë disa lëshime, megjithëse pret më tepër presione për shkak të masave kundër të ashtuquajturave parajsa fiskale si pasojë e krizës ekonomike, deklaroi sot një ministër i kabinetit zviceran", - ishte pohimi që bëri ministrja zvicerane e Ekonomisë, Doris Leuthard.

Ministrja, komentoi deklarimet e bëra para pak ditësh në punimet e samitit të G20-s në Londër, ku u njoftua se do të eliminohen parajsat fiskale që nuk japin informacion për origjinën e parave.

"Zvicra e ka bërë një lëshim, muajin e kaluar për rregullat ndërkombëtare mbi deklarimin e informacionit për klientët e huaj mbi një bazë çështjesh, sepse nuk dëshiron që eksportuesit vendas të vuajnë pasojat e kësaj, por shtoi se pritet më tepër presion në të ardhmen", - ka vijuar ministrja.

Ajo ka konfirmuar megjithatë se deklarimi i informacionit për klientët, nuk u pranua të bëhet automatikisht, siç kërkojnë shumë vende të botës që e cilësojnë Zvicrën, si qendra më e madhe parajsë fiskale në kontinent.

e.l/NOAÂ

KOMENTE