Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDI feston fitoren në Strugë dhe komunat rurale
English

BDI feston fitoren në Strugë dhe komunat rurale

Shkup, 6 prill, NOA - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kumtuar fitoren në Strugë, Çair, Tearcë, Bogovinë, Vrapçishtë, Likovë, etj.

Shefi i shtabit të BDI-së, Gëzim Ostreni ka theksuar se partia e tyre ka fituar në shtatë komuna. Sipas Ostrenit Shtabi zgjedhor i BDI-së ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rezultatin zgjedhor për komunën e Tetovës dhe Gostivarit. Aktivistë të BDI-së në Strugë, Çair dhe Likovë kanë festuar fitoren e kandidatëve të tyre.

Sipas rezultateve të para në Strugë, BDI ka fituar 13.853 vota, ndërsa kandidati i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE) ka marrë 11.701 vota. Kjo parti ka kërkuar rivotime në disa qendra të votimit, për shkak të parregullsive.

NOA-INA

KOMENTE