Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fratini në Pragë: Ja plani për Ballkanin që e miraton dhe BE
English

Fratini në Pragë: Ja plani për Ballkanin që e miraton dhe BE

Romë, 6 Prill NOA - Italia ka paraqitur planin e saj lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit në strukturat euro-atlantike.

Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini ka shpalosur në samitin BE-SHBA që u mbajt në Pragë të Cekisë, planin 8 pikësh në të cilin përfshihen: heqje vizash me vendet e Ballkanit brenda vitit 2009 përfshi edhe Shqipërinë, raport i KE brenda majit lidhur me Malin e Zi, përmbyllja e anëtarësimit të Kroacisë në BE deri në 2010-ën, fuqizimin e pranisë së BE në Bosnje, zhbllokim të MSA me Serbinë, zgjidhja e emrit të Maqedonisë, Kosova, dhe në mesin e 2010-ës samiti BE-Ballkan ku do të merret vendimi përfundimtar.

"Propozimi im lidhur me heqjen e vizave me këto vende, gjeti mbështetje të plotë. Ne propozuam që kjo të ndodhë sa më shpejt"- tha ministri italian.Â

Propozimi i Fratinit ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të vendeve anëtare të KE si dhe të presidencës spanjolle, të cilët kanë pranuar dhe janë shprehur pozitivisht lidhur me këtë paketë për Ballkanin.

Ministri i Jashtëm italian tha se ky është një plan që do të bëjë të mundur integrimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit, pasi sipas tij ky proces po ecën me hapa tepër të ngadaltë. Ndërkohë edhe pak ditë më parë, edhe komisioneri për zgjerim në BE, Olli Rehn deklaroi nga Brukseli se për vendet e Ballkanit perëndimor do të ketë heqje të regjimit të vizave në qershor, kohë në të cilën mbyllet mandati i presidencës çeke.

Me detaje nga mediat Tv

KOMENTE