Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja e Ministrave të Jashtëm në Pragë, të përshpejtohet regjimi i vizave për Ballkanin Perëndimor
English

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm në Pragë, të përshpejtohet regjimi i vizave për Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 6 prill, NOA - Ambasada Italiane bën të ditur për mediat dhe publikun Planin Tetëpikësh të përgatitur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Franco Frattini, për të përshpejtuar integrimin euro-atlantik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, i paraqitur në samitin e Ministrave të Jashtëm BE-USA të Pragës më datën 5 prill 2009.

Në takimin e Ministrave të Jashtëm në Pragë, Ministri i Jashtëm i Italisë Franco Fratini, prezantoi 8 pikat e planit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Aleancën Euroatlantike.

Regjim i lirë i vizave është pika kryesore e planit. Italia sipas komunikatës për shtyp të ambasadës së këtij shteti të akredituar në Tiranë, bën të ditur se uron që raporti nga Komisioni Evropian të jetë gati në fund të majit dhe të hyjë në fuqi sa më shpejtë të jetë e mundur. Gjithashtu bëhet e ditur që nëpër këtë proces do të kalojë edhe Maqedonia pas Shqipërisë dhe Serbisë.

Italia shpreson që Kroacia të hyjë në BE në 2010 dhe thotë se përgëzon rrugën e bërë deri tani për këtë qëllim.

Italia kërkon të rihapen procedurat për hyrjen e Serbisë në këtë bashkim përpara fundit të qershorit, ndërkohë që i kërkon Beogradit të bashkëpunojë me ICTY dhe pastaj Brammertz do të bëjë një vizitë të shpejtë në Beograd.

Italia kërkon gjithashtu të zhbllokohet rruga pa krye mbi emrin e Maqedonisë në vend që të nisin negociatat për BE-në dhe të lejohet hyrja e saj në NATO. Italia mbështet njëkohësisht Kosovën. "Gjithmonë bashkë, jashtë edhe brenda" duhet të jetë motoja kryesore e civilëve dhe forcave militare atje.

Italia deklaroi që në samitin e Ballkanit Perëndimor në BE, në gjysmën e parë të 2010, uron të marrin pjesë edhe SHBA-të.

s.v/NOA

KOMENTE