Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama mbërrin në Turqi, fjalim para deputetëve, por edhe takim me kurdët
English

Obama mbërrin në Turqi, fjalim para deputetëve, por edhe takim me kurdët

Ankara, 6 prill, NOA - Presidenti amerikan Barack Obama ka arritur në Turqi ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Turqia është ndalesa e fundit e turneut evropian të Obamas, i pari i tillë që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet e ditur paraprakisht se Obama do të kërkojë nga Turqia një rol më aktiv në Irak, Kaukaz dhe në Iran. Ndërkaq, presidenti amerikan do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, do mbajë një fjalim në parlament, do të takohet me partitë opozitare si dhe me kreun e Partisë Kurde të Turqisë. Gjatë kësaj vizite, ai pritet të riafirmojë vizionin e tij për këtë vend si një aleat kyç dhe pjesë e rëndësishme e Evropës.Obama shkoi në Turqi nga kryeqyteti çek pas një samiti Amerikë-BE, në të cilin ai u bëri thirrje udhëheqësve evropianë ta pranojnë Turqinë si anëtare me të drejta të plota të bllokut prej 27 vendesh.Komentet e Obamës për Turqinë thuajse menjëherë u hodhën poshtë nga Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe u pritën me rezerva nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Të dyja qeveritë janë kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE madje Sarkozi insiston që Turqia myslimane është vend aziatik.Në Ankara, Obama pritet gjithashtu të diskutojë rreth përparimit të Turqisë në aspektin e zbatimit të reformave demokratike të kërkuara nga Bashkimi Evropian si bazë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Sot ai do të mbajë një fjalim përpara parlamentit turk.n.e/NOA

KOMENTE