Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vllaznia beson tek titulli, ilaçin e mban trajneri
English

Vllaznia beson tek titulli, "ilaçin" e mban trajneri

Dervish Haxhiosmanoviç, po i drejton shkodranët me të njëjtin sukses

Shkodër, 6 Prill NOA - Në Shkodër, tifozët besojnë se suksesi i ekipit të tyre lidhet edhe me emrin e trajnerit, Dervish Haxhiosmanoviç.

"Jemi në rrugën e duhur", - tha sot trajneri malazez që drejton shkodranët, pas fitores 4-1 që siguroi në Elbasan.

"Vllaznia e meritoi fitoren, por më i rëndësishëm është fakti i një stabiliteti në radhët e ekipit tonë", - shprehet Dervish Haxhiosmanoviç.

Vllazninë e drejtoi deri pak javë më parë Agim Canaj, por për shkak të disa rezultateve të dobëta ai është shkarkuar dhe për të siguruar të paktën një trofe në fund të garës, klubi emëroi njeriun që i ka sjellë sukseset e fundit, ekipit të Vllaznisë.

Një sezon më parë është shkarkuar në fund të kampionatit Mirel Josa dhe Dervish Haxhiosmanoviç i siguroi kupën Vllaznisë.

Tetë vjet më parë, nën drejtimin e të njëjtin trajner, shkodranët siguruan titullin e fundit kampion, në Shqipëri.

r.d/NOA

KOMENTE