English

Zbulohet marrëveshje paraprake, Reali i Madridit, 60 milionë për Kaka

Tiranë, 6 prill NOA - Reali do të ishte kthyer sërish në merkato, vetëm e vetëm që të sigurojë kartonin e brazilianit Kaka, i cili tha se do të pranojë një kalim të mundshëm në Madrid.

Mediat spanjolle konfirmuan sot deklarimin zyrtar se është shënuar një marrëveshje mes dy klubeve dhe në mes të bisedimeve është futur edhe vetë lojtari.

Pas një takimi paraprak, i cili u zhvillua më 16 mars Perez - Galiani, mësohet se do të ketë një çmim fiks për të siguruar kartonin e brazilianit; 60 milionë euro.

"Vetëm me ardhjen e një oferte më të madhe nga ana e Çelsit dhe e Mançester Sitit- është deklaruar nga klubi madrilen- mund të ndërlikohen negociatat".

Nga Spanja vjen një marrëveshje e re, Real Madrid-Kaka. Sipas gazetës "Mars", merenguesit kanë në dorë të ardhmen e lojtarit, që kurrë nuk e ka fshehur destinacionin. Por në të vërtetë ekziston një marrëveshje paraprake edhe mes Real Madridit dhe Milanit, për shumën prej 60 milionë eurosh.

Pikërisht kjo shifër që deklaron klubi spanjoll ka ngritur dyshime, sepse gjashtëdhjetë milionë euro janë shumë pak, veçanërisht nëse krahasimi bëhet me ofertën prej 110 milionë euro.

Jo shumë kohë më parë, Mançester Siti dështoi për të siguruar kartonin e fantazistit të Milanit, pavarësisht shumës marramendëse.

Por drejtuesit e Real Madridit deklarojnë se mund të dalin probleme, deri në fund, edhe pse palët kanë rënë parimisht dakord, sepse dy klube të tjera janë gati të paguajnë më shumë.

"Nëse do të paguajë Çelsi dhe Mançester Siti mund të ndërlikohen negociatat."

Florentino Perez do të mendohet mirë para se të vendosë në zgjedhjet e ardhshme.Â

g.sh/NOA

KOMENTE