Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvillimi i turizmit, 12 milionë euro për projektet që prezantojnë shqiptarët
English

Zhvillimi i turizmit, 12 milionë euro për projektet që prezantojnë shqiptarët

Akordohen 12 milionë euro për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, i ofrohen qytetarëve që ofrojnë ide ambicioze për projekte turistike; Studentët dhe pedagogët e EUFT nisen për një udhëtim turistik në Itali, Në Paestum, Itali, çelet për herë të parë, filiali i një universiteti të Shqipërisë

Tiranë, 6 Prill NOA -  Studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian për Turizmin (EUFT), nisen këtë fundjavë për një udhëtim disa ditor në Itali me shpenzimet e përballuara nga EUFT.

Për të folur mbi këtë argument, por edhe punën gjashtëmujore të EUFT që nga çelja e saj si dhe planet për muajt në vazhdim, rektori i EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina, doli sot në një konferencë për gazetarë.

Dr. Messina evidentoi faktin se më 15 nëntor, nga Fondacioni i Universitetit Europian për Turizmin, i vendosur në Tiranë, u çel EUFT, për të realizuar objektivin e Unitetit të Turizmit të Komisionit Evropian.

Prof. Messina njoftoi se gjatë javës së ardhshme, në Paestum, Itali, do të çelet dega e EUFT. Është hera e parë që një universitet në Shqipëri, çel filialet e saj jashtë vendit. Ai foli dhe për axhendën e udhëtimit në Itali. Studentët e pedagogët, do të kryejnë dhe vizita të shumta në zona turistike, parqe arkeologjike, institucione shtetërore dhe private të lidhura me turizmin dhe sipërmarrje private ku do të shihet ecuria dhe eksperienca e tyre.

***

Në konferencën e sotme për shtyp, dr. Messina lançoi nismën për krijimin e Fondit të Investimeve, në shumën 12 milionë euro për ata qytetarë të cilët paraqesin projekte turistike.

"Ne kemi vendosur të hapim një laborator idesh ku do të inkuadrohen të gjitha projektet që vijnë në radhë të parë nga studentët e EUFT dhe më gjerë", pohoi dr. Messina.

Ai ka sqaruar se një Komitet i posaçëm që do të quhet Komiteti i Treguesve për Idetë mbi Turizmin dhe Vlerësimin e tyre, do të grumbullojë projektet.

"Në rastin e studentëve, është e qartë se idetë e tyre kanë nevojë për preket të qarta, të shkruara në mënyrë analitike dhe me detajet e nevojshme ndaj për çdo ide do të ketë pa pagesë, një konsulent të huaj, i cili do të marrë përsipër dhe prezantimin e projektit tek Komiteti si dhe tek Fondi i Investimeve për Shqipërinë.

"Projektet të cilat shihen si ambicioze, inovative dhe ku konkludohet paraprakisht se mund të nxjerrë të ardhura të mjaftueshme", vlerësohen nga Komiteti me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe hyjnë në Fondin e Investimeve prej 12 milionë eurosh, krijuar enkas për këtë qëllim, me fonde të sipërmarrjeve private".

a.k/NOA

KOMENTE