Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshmohet tek Krimet e rënda për zhdukjen e Remzi Hoxhës
English

Dëshmohet tek Krimet e rënda për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Tiranë, 7 prill, NOA - Zhvillohet sot gjyqi i Remzi Hoxhës.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë dëshmojnë katër vetë për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro- maqedonas në vitin 1995.

Një nga dëshmitarët ishte Bazri Hyka, kryetar i një sindikate kosovare dhe njëkohësisht një i njohur i biznesmenit të zhdukur.

Gjatë dëshmisë së tij, Hyka tregoi për një takim të tij me Avdyl Loshajn në vitin 1997, i cili pretendohet se së bashku me Remzi Hoxhën dhe Ziso Kristopulli janë rrëmbyer nga strukturat e Shërbimit Informativ Kombëtar. Dëshmitari bëri të ditur se kishte mësuar nga Loshaj për keqtrajtimin e Remzi Hoxhës në një godinë të SHIK-ut në Vajin të Lezhës.

Pastaj dëshmoi Atsrit Llanaj, ish kreu socialist i Srandës që tregoi për një ngjarje tjetër, një takim që kishte pasur me Ziso Kristopullin kuar ai kishte dalë nga izolimi nga baza e SHIK-ut në Vajin të Lezhës. Llanaj bëri të ditur se kishte parë shenja dhune në trupin e Kristopullit.

Më pas dëshmuan Petraq Xhorxhi dhe Anesti Selimi, të cilët folën për largimin e Avdul Lloshaj, i cili ishte hedhur nga kati i dytë i godinës së SHIK-ut.

Të pandehur në këtë proçes janë katër punonjës të SHIK-ut , Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe, Avni Koldashi. Mbi ta rëndon akuza për rrëmbim dhe zhdukje personi 14 vjetë më parë. Ata akuzohen për rrëmbin e shtetasve Ziso Kristopulli dhe Avdyl Lloshaj.

s.v/NOA

KOMENTE