English

Makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur drejt spitalit

Devoll, 7 prill, NOA - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin Bilisht-Poloskë të Devollit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ndodhi pasi 29-vjeçari

Elton Kupe, lindur dhe banues në Bilisht, duke drejtuar mjetin e tij tip benz me targë DV 0950 A është përplasur me motoçikletën pa targa të drejtuar nga 56-vjeçari Përparim Pasho, edhe ai banor në Bilisht.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili tani ndodhet në spitalin rajonal të Korçës për trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia ka arrestuar në flagrancë fajtorin e këtij aksidenti, Elton Kupe, ndaj të cilit ka nisur procedimi për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE