Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trajneri i Kombëtares Ari Han, në pritje të pasuesit kuqezi
English

Trajneri i Kombëtares Ari Han, në pritje të pasuesit kuqezi

Trajneri holandez nuk është shkarkuar ende zyrtarisht, megjithatë po kërkohet një emër tjetër në stolin kuqezi. Drejtuesit e Federatës do të vendosin për trajnerin që do të drejtojë pas Euro 2012, pas ndeshjes me Portugalinë

Tiranë, 7 prill NOA - Ajo që u vendos nga drejtuesit e FSHF-së, pas humbjes së pësuar në Danimarkë, ishte shkarkimi i holandezit Ari Han dhe ajo që nuk kanë vendosur tani është se trajneri i ri do të jetë apo me një kontratë, më të gjatë, pas tre ndeshjeve të mbetura eliminatore të Kupës së Botës, "Afrika e Jugut 2010".

Pritet që të ulet një emër i njohur i futbollit tonë, që të drejtojë kuqezinjtë, në ndeshjet e mbetura, eliminatore të Kupës së Botës.

Humbja dhe më keq akoma, loja e dobët e kuqezinjve, në Danimarkë, la një shije të hidhur në mbarë opinionin sportiv, sidomos pesha e fajit shkoi për trajnerin holandez, Ari Han. FSHF prej disa ditëve është duke kërkuar pasuesin e tij, edhe pse nuk është shkarkuar zyrtarisht holandezi, Han.

Vendimi për shkarkimin e Ari Han erdhi në një kohë, kur i tërë opinioni sportiv nuk u pajtua me ndeshjet e fundit të kombëtares, duke fajësuar më tepër se këdo tjetër trajnerin holandez.

Han erdhi pa asnjë objektiv në krye të kombëtares sonë, madje deklaronte se e gjeti kombëtaren në vend të parafundit, pa llogaritur se ecuria do të ishte edhe më e dobët se më parë.

Për këtë arsye, edhe pse me një faturë që shkon deri në 100 mijë euro, pritet një marrëveshje e mesme me holandezin, që ai të largohet zyrtarisht nga stoli kuqezi.

Sakaq, Bledar Kola dhe Foto Strakosha, dy emra të njohur të futbollit tonë, janë në "pole- position", për të marrë drejtimin e kuqezinjve, deri në fund të eliminatorëve të botërorit.

Në gjashtë vitet e fundit, pas shkarkimit të Demolarit, kombëtaren tonë e kanë drejtuar vetëm trajnerë të huaj.

Desena e braktisi ekipin kuqezi para se t'i përfundonte kontrata dhe holandezi, Ari Han nuk pati të njëjtin sukses si Brigeli dhe Bariçi.

Trajneri i ardhshëm i kombëtares do të ketë të përcaktuar edhe objektivin që duhet të arrijë, pavarësisht se do të jetë vendas apo edhe i huaj, pasi asgjë nuk përjashtohet, deri në emërimin zyrtar të pasuesit të holandezit, Ari Han.

e.l/NOA Save

KOMENTE