Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veliaj: Na duhet një qeverisje që na bashkon, jo që na ndan
English

Veliaj: Na duhet një qeverisje që na bashkon, jo që na ndan

Golem, 7 prill NOA - G99 mbështeti sot protestën e banorëve të Golemit të cilët kundërshtojnë me forcë projektin e rrugës Plepa-Golem.

Sipas banorëve qeveria nuk ka parashikuar asnjë hyrje-dalje për gjithë shtëpitë dhe bizneset në pjesën e sipërme të Golemit.Â

Drejtoria e përgjithshme e rrugëve ka urdhëruar që të ndërtohet përgjatë kësaj rruge, edhe një mur, i cili që tani ka filluar të izolojë krejtësisht disa qindra familje që jetojnë në këtë zonë.

Erion Veliaj, i pranishëm në këtë protestë pranë Shkëmbit të Kavajës theksoi se G99 nuk është aspak kundër ndërtimit të rrugëve të reja, por në këtë rast duket qartë se qëllimi i qeverisë nuk është përmirësimi i jetës së banorëve, por ndërtimi me shpejtësi i disa kilometrave më shumë asfalt, për qëllime elektorale.

"Nuk na duhet një qeverisje që na ndan, por një qeverisje që na bashkon. Nuk na duhet një qeverisje që na përçan, por një qeveri e përgjegjshme që mendon për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve", tha Veliaj gjatë protestës.

"Tashmë festa mbaroi, ndaj veç muzikës e ahengut, ne i bëjmë thirrje kryeministrit që të bëjë dhe pak punë, e të zgjidhë kërkesat e qytetarëve përpara 28 qershorit", tha më tej drejtuesi i G99.

Kjo rrugë e re do të çojë drejt falimentimit të paktën 1700 biznese të vogla e të mesme të kësaj zone.

Banorët sqaruan aktivistët e G99 se i kanë dërguar disa shkresa qeverisë ku i parashtrojnë kërkesat dhe shqetësimin e tyre, por deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Etjen Xhafaj (G99) tha se "një rrugë e tillë ku shpejtësia minimale do të jetë 110 km/orë mund të ndërtohet vetëm nëse qeveria siguron ndërtimin para saj të një rruge dytësore". Por, të ndërtosh një rrugë të tillë, është njësoj si të izolosh përgjithmonë fatet e këtyre banorëve. Nëse rruga ndërtohet pa hyrje-dalje, mijëra banorëve do t'u duhet të ecin disa kilometra për të patur akses në bregdet.

a.a/NOA

KOMENTE