Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjencia NOA dhe BIS Banca, solidarizim me viktimat e tragjedisë në Itali
English

Agjencia NOA dhe BIS Banca, solidarizim me viktimat e tragjedisë në Itali

Tiranë, 9 Prill NOA - Agjencia e Lajmeve NOA dhe BIS Banca, pjesë e grupit bankar Veneto, solidarizohen me viktimat e tragjedisë që ka pllakosur këto ditë në Itali ku nga lëkundjet sizmike të paktën 260 vetë kanë gjetur vdekjen dhe viktimat shtohen çdo ditë.

Agjencia NOA së bashku me bankën prestigjioze italiane, kanë hapur një numër llogarie (BIS Banca 9600), posaçërisht për të kontribuuar për familjet shqiptare që kanë humbur njerëzit e tyre të shtrenjtë në tërmetin e frikshëm e po ashtu, kontributi shkon dhe si një ndihmë sado e vogël dhe për familjet italiane që u prekën nga fatkeqësia.

Numri i llogarisë që është hapur një ditë më parë dhe është aktiv, ka shënuar dhe depozitimet e para modeste nga BIS Banca dhe Agjencia NOA që ftojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, italianë dhe më gjerë, të kontribuojnë në ndihmë të të prekurve të tragjedisë.

Të gjitha të ardhurat që do të depozitohen nga kontributet, do t'i shkojnë për ndihmë, të prekurve nga tragjedia.

Njëkohësisht, edhe grupi bankar Veneto ka hapur në Itali një llogari bankare ku kanë nisur depozitimet e shumave të ndryshme në ndihmë të zbutjes së tra- gjedisë.

Pak ditë më parë, lëkundje sizmike përfshinë rajonet e Abruzzos dhe Aquilas, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 260 personave, mes tyre edhe disa shqiptarë, ndërkohë që numri i tyre rritet çdo ditë.

Sakaq, disa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, kurse regjistrohen 1179 të plagosur dhe 25 mijë të pastrehë.

KOMENTE