English

Arrestohet një 33 vjeçar për aksidentim me vdekje të një të riu

Tiranë, 8 prill, NOA - Zyra e shtypit të Drejtorisë së policisë së Shtetit, bën të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se Specialistët e Seksionit të Hetimit të Aksidenteve Rrugore ditës së sotme, kryen arrestimin në flagrancë të 33 vjeçarit Shkëlqim Matoshi, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Sipas burimeve policore, arrestimi i tij u bë pasi akuzohet se në rrugën e Institutit Bujqësor, duke drejtuar mjetin foristradë tip "Jeep", me targa ZH 544873, ka aksidentuar me vdekje 35 vjeçarin Nikoll Marku, banues në Tiranë, i cili po tentonte të kalonte nga e djathta për në anën e majtë të rrugës.

s.v/NOA

KOMENTE