Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Kriza mbërriti, këtë vit do të ketë problem likuiditetesh
English

Fullani: Kriza mbërriti, këtë vit do të ketë problem likuiditetesh

Tiranë, 8 prill, NOA - Kriza ekonomike financiare ka filluar të ndihet edhe në Shqipëri dhe kjo gjë është reflektuar me efektet e para, siç janë ulja e ritmit të dhënies së kredive apo i rënies së likuiditeteve financiare.

Këto pohime i ka bërë vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë raportimit të tij në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave mbi raportin vjetor të institucionit që ai drejton.

Sipas tij, është vënë re një rënie e kreditimit prej bankave të nivelit të dytë nga efektet e krizës.

"Por Banka e Shqipërisë ndërhyri për të injektuar para në treg, duke mos lejuar që efektet të ndihen", tha ndër të tjera Fullani.

Sipas tij, kriza botërore, paraqet rrezik për vitin 2009 dhe konkretisht, kanë për të qenë problem gjatë muajve të ardhshëm likuiditetet financiare të qytetarëve dhe bankave.

Gjithashtu, guvernatori i Bankës së Shqipërisë vuri në dukje se do të ketë edhe një rënie të kredive nga ana e bankave të nivelit të dytë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE