Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO, Podgorica shpreson në mbështetjen e Tiranës dhe Zagrebit
English

NATO, Podgorica shpreson në mbështetjen e Tiranës dhe Zagrebit

Podgoricë, 9 prill, NOA - Nga anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, Mali i Zi shpreson edhe në dy vota, të atyre që fuqishëm e mbështesin për t'u bërë pjesë e këtij klubi.

Këtë pohim ka bërë drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Vesko Garçeviq.

Në pyetjen se cilat do të mund të jenë pasojat eventuale negative dhe pozitive, nga fakti se Aleanca është në kufirin e Malit të Zi, pas anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, Garçeviq ka nënvizuar se sheh vetëm anë pozitive që fqinjët e Malit të Zi janë në NATO.

Drejtori politik i MPJMZ mendon se kjo korrespondon me përpjekjet e Malit të Zi që rajoni të jetë i qëndrueshëm.

Sipas tij, "shikuar në mënyrë hipotetike, për momentin Mali i Zi është vendi që ka marrëdhënie të shkëlqyera me të dy shtetet fqinje".

Garçeviq mendon se mesazhi nga samiti i fundit të liderëve të NATO-s, është një impuls për reformat e Malit të Zi, në mënyrë që të realizojë synimin që deri në fund të vitit të pasojë ftesa për MAP, një shkallë e rëndësishme në rrugën drejt Aleancës Veriatlantike.

Ib/NOA

KOMENTE