Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Kriza ekonomike e trumbetuar nga PS, nxitje e porositur nga Edi Rama
English

PD: Kriza ekonomike e trumbetuar nga PS, nxitje e porositur nga Edi Rama

Tiranë, 8 Prill NOA - Partia Demokratike (PD), reagoi sot për deklaratat e kreut të PS, Edi Rama që i bëri thirrje qeverisë të pranojë krizën ekonomike dhe të mos rrisë pagat e pensionet.

Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, tha se Rama, ka 3-4 fishuar taksat vendore për biznesin e vogël dhe "po bën çdo përpjekje për të nxitur krizën në Tiranë".

Këtu Mëhilli paralajmëroi se "qeveria ka vendosur ta ndalojë dhe me një dekret të posaçëm do ti vë atij "kufirin tek thana" siç është shprehur edhe kryeministri dhe nuk do të lejojë asnjë rritje tjetër të tarifave e taksave ndaj biznesit të vogël më shumë se 10%".

Këtu Mëhilli, po ashtu i sugjeroi z.Rama "të dorëzojë Planin Urbanistik të Tiranës".

Po ashtu, zëdhënësja e re e PD, për sa u përket rrogave e pensioneve tha se "kjo qeveri disponon fondin e plotë për ti rritur ato qindarkë për qindarkë siç i ka premtuar dhe se disponon të gjitha mjetet për plotësimin e të gjitha kërkesave të buxhetit të vitit 2009 të votuar në Parlament".

e.l/NOA

KOMENTE