English

Shiste bimë narkotike, arrestohet nga policia

Tiranë, 8 prill, NOA - Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 27 vjeçar nga Bathorja për prodhim dhe shitje të bimëve narkotike.

27 vjeçari, Alfred Xhaferri, ishte në një lokal në Bathore, kur nga një kontroll i bluve të Tiranës, atij iu gjetën nën banak 14 qese me bimë narkotike ‘Cannabis Sattiva'.

Sipas zyrës së shtypit, pranë policisë së Tiranës, në cilësinë e provës matetriale, atij iu sekuestruan 44.4 gr, bimë e dyshuar ‘Cannabis Sattiva'.

Xhaferri u arrestua për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Policia, materialet ia kaloi Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

s.v/NOA

KOMENTE