English

Aksident rrugor në Pukë, plagosen rëndë tre persona nga një familje

Pukë, 9 prill NOA - Tre persona nga një familje kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi mbrëmjen e sotme në Pukë, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Policia tha se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pukë-Gjegjan, në vendin e quajtur "Katundi i Sipërm".

Nga hetimi në vendngjarje, rezultoi se makina tip fuoristradë, me të cilën udhëtonin Lekë Biba, bashkëshortja e tij Liljana dhe motra Vera, ka dalë nga aksi rrugor duke rënë poshtë saj, në një thellësi rreth 50 metra.

Kalimtarë si dhe forca police shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen nga poshtë të të plagosurve të cilët u dërguan fillimisht në spitalin e Pukës.

Por pak minuta më pas, ata u transportuan në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës, për një shërbim më të specializuar mjekësor. Policia tha se është duke hetuar për shkaqet që çuan në këtë aksident që paraprakisht mendohet se erdhi nga humbja e kontrollit në drejtimin e automjetit.

r.d/NOA

KOMENTE