Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuza: Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, lëshojnë tituj pronësie
English

Akuza: Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, lëshojnë tituj pronësie

Tiranë, 9 prill, NOA - Zyrat e Regjistrimit të Pasurive lëshojnë tituj pronësie duke shkelur ligjin në mënyrë të hapur.

Një akuzë e tillë ndaj këtij organi u bë sot publikisht nga deputeti socialist, Marko Bello gjatë seancën plenare.

Sipas tij, sot Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë kthyer në xhungla, ku punonjës të korruptuar, me mbrojtjen e hapur të politikanëve në pushtet, marrin e shesin pronën e tjetrit, si ta kishin mallin e babait të tyre.

"Nga depozita apo magazina të ruajtjes së titujve të pronësisë, këto zyra janë kthyer në institucione që lëshojnë tituj pronësie, duke shkelur hapur ligjin dhe Kodin Civil, i cili përcakton qartë mënyrën e transmetimit të titujve të pronësisë: me kontratë, përmes trashëgimisë, dhurimit apo vendimit të gjykatës", tha Bello.

Duke shtuar se për shkak të korrupsionit skandaloz, vjedhjes dhe grabitjes së hapur, punonjësit e këtyre zyrave, kanë denatyruar misionin dhe funksionin që u ka parashikuar ligji, duke krijuar premisat për një konflikt social me përmasa të paparashikueshme, i cili do të kërkojë shumë kohë dhe një kosto tejet të lartë financiare për t'u zgjidhur.

"Në vend që këtë dëm kolosal financiar ta paguajnë shkaktarët e tij, pra zyrtarët e korruptuar të ZVRPP, janë sërish qytetarët e pafajshëm që iu është vjedhur prona, ata që detyrohen të enden në dyert e gjykatave për të zgjidhur çështjet që punonjësit e shtetit ua lënë peshqesh", shtoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE