Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i Presidentit: Sistemi i drejtësisë duhet të ndahet nga ai i politikës
English

Apeli i Presidentit: Sistemi i drejtësisë duhet të ndahet nga ai i politikës

Tiranë, 9 prill, NOA - Sistemi i drejtësisë duhet të ndahet njëherë e mirë nga ai i politikës dhe ndikimet e saj në vendimmarrjet gjyqësore.

Një fakt të tillë presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka theksuar sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku u emëruan edhe 10 magjistratët e rinj.

Ndër të tjera, presidenti Topi është shprehur në dekretimin e këtyre magjistratëve të rinj se ky moment ka të bëjë me standartet në drejtësi.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë po operon me profesionalizëm, por shteti ligjor ka nevojë për të gjithë.

"Të gjithë së bashku duhet të kontribojmë për krijimin dhe fizionominë e re të gjyqësorit", tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë të cilët janë janë Rezarta Mataj, Enerjeta Deraj, Sonjela Voskopi,Esmeralda Ceka, Alma Hoxha, Vojsava Osmanaj, Gentian Hamiti, Matilda Shalla, Irida Kacerja dhe Ervin Trashi.

n.e/NOA

KOMENTE