Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Kavaja na tregon se s'ka më bastione partish në vend
English

Edi Rama: Kavaja na tregon se s'ka më bastione partish në vend

Kavajë, 9 prill NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë pranë rrjetit të vullnetarëve të bashkimit të ri për ndryshim të krijuar edhe në qytetin e Kavajës.

Gjatë takimit me të rinjtë e këtij qyteti, të cilët kanë zgjedhur të jenë pjesë e vullnetarëve të PS, Edi Rama nënvizoi se askush nuk mund ta parafytyronte 18 vjet më parë se Kavaja qyteti ku mori jetë lëvizja demokratike dhe dëshira për një Shqipëri si gjithë Europa do ishte ky qytet që është sot.

Për Ramën, Kavaja e sotme si dhe mënyra e jetesës së familjeve të thjeshta të këtij qyteti e të kësaj zone flasin vetë.

"Flasin qartë, se kush ka fituar 18 vjet me radhë në Kavajë?! Kush ka fituar nga mbështetja e pakursyer që qytetaret dhe qytetarët e Kavajës i kanë dhënë për 18 vjet me radhë?", - pyeti Rama.

Kurse vijoi: "Kush ka fituar nga ëndrra dhe shpresat e kavajasve që për 18 vjet me radhë këto ëndrra dhe shpresa i kanë investuar me votën e tyre tek një forcë dhe tek një personazh, që asnjëherë nuk ka mundur, nuk ka ditur, nuk ka dashur t'jua kthejë këtë investim të madh shpirtëror, moral dhe politik".

Menjëherë më pas, Rama paralajmëroi se ka ikur koha kur qytetet dhe zonat e ndryshme të vendit, mund të shiheshin dhe trajtoheshin si bastione të majta apo të djathta, të një grushti politikanësh të majtë apo të djathtë, për interesa oborresh majtas ose djathtas.

"Ka ardhur koha, që  çdo qytet, që çdo zonë e Shqipërisë, që çdo fshat i këtij vendi të jetë i qytetarëve dhe që politika të burojë nga bashkimi i qytetarëve dhe të jetë shprehje e asaj çka të zgjedhurit bëjnë për zgjedhësit dhe jo vetëm e asaj çka zgjedhësit bëjnë për të zgjedhurit", - deklaroi kryesocialisti.

Ndërkohë, ai kërkoi që qytetarët e këtij vendi qofshin socialistë dhe qofshin demokratë, të shihen me respektin që meritojnë dhe të vlerësohen për investimin e madh që bëjnë, duke vendosur tek vota e tyre shpresat e tyre.

"Të mos trajtohen si bastione apo si turma, tek të cilat politikanët drejtohen vetëm kur ju duhen votat dhe të cilave politikanët u thonë gjëra më të bukura të dheut vetëm për t'ju marrë votën", - kërkoi më tej Rama.

Ai sqaroi se politika e re e Partisë Socialiste tha Rama nuk konsideron asnjë qytet si bastion të një force politike apo të një tjetre.

"Partia Socialiste nuk i ndan qytetet dhe as njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, por përkundrazi kërkon një bashkim të të gjithë shqiptarëve që sot janë të zhytur në papunësi, varfëri dhe kërkojnë shpresë e rrugëzgjidhje për problemet e tyre", - ka përfunduara Rama.

a.a/NOA

KOMENTE