Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nën vëzhgim nga policia e Durrësit, kapet Emiliano Keçi te Myslym Shyri
English

Nën vëzhgim nga policia e Durrësit, kapet Emiliano Keçi te "Myslym Shyri"

Tiranë, 9 Prill NOA - Emiliano Keçi, një person shumë i kërkuar nga policia dhe drejtësia për disa akuza të rënda trafiqesh, pas një përgjimi policor ka rënë në pranga.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA citon policinë e Durrësit në informacionin se 28-vjeçari Emilian Feim Keçi, lindur dhe banues në lagjen "Popullore" Shijak, u ndalua në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Myslym Shyri" në qytetin e Tiranës.

Policia konfirmoi se Komisariati i Policisë Durrës ka bërë shpalljen në kërkim për Keçin, me shkresën nr.794 datë 12 shtator 08.

"Ne, prej një periudhe relativisht të gjatë e kishim Keçin nën vëzhgimin e agjentëve të policisë derisa arritëm ta kapim në Tiranë, qytet të cilin ai e kishte zgjedhur për t'iu fshehur drejtësisë", - pohoi policia e qytetit bregdetar.

Emilian Keci është dënuar në mungesë nga Gjykata e Pisas në Itali më datë 15.04.05 me vendimin nr.400/05 për veprat penale të "Trafikim lëndësh narkotike" dhe "Favorizim për shfrytëzim prostitucioni".

Ky vendim është njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr. 562 të datës 06.11.2007 duke i konvertuar masën e dënimit me 9 vjet, 6 muaj e 27 ditë burg.

a.a/NOA

KOMENTE