Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Numri dy i policisë viziton familjet e policëve të vrarë në detyrë
English

Numri dy i policisë viziton familjet e policëve të vrarë në detyrë

Kukës, 9 prill, NOA - Numri dy i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në emër të këtij institucioni, vizitoi dje familjet e dy punonjësve të policisë, Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrushi të rënë në krye të detyrës pak javë më parë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Burgaj garantoi familjarët e policëve të vrarë nga dora kriminale, mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit për tiu gjendur pranë në këto momente të vështira dhe të dhimbshme. Në vizitat e bëra në familjet përkatëse, në Shën Mëri dhe në spitalin civil të qytetit të Kukësit, ku ndodheshin edhe përfaqësues të pushtetit lokal, Burgaj u shprehu edhe një herë ngushëllimet për humbjen e rëndë dhe premtoi që në përballimin e kësaj dhimbje këto familje nuk do të jenë vetëm.

"Ju garantojmë se familjarët dhe fëmijët e dy ish-kolegëve tanë të nderuar do të kenë gjithmonë pranë të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, duke ju mundësuar atyre një jetë më të mirë, një arsimim dhe përkujdesje të vazhdueshme", - u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE