Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i Motit 9 Prill 2009
English

Parashikimi i Motit 9 Prill 2009

Shqipëria Datë: 9 prill 2009

Moti Sot - E enjte, 9 prill 2009

------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Dita ka nisur me Mot të kthjellët dhe deri në mesditë, Moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore veriore dhe verilindore të vendit ku parashikohen edhe shira të dobët.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me shtim të vranësirave në të gjithë territorin deri në orët e mbrëmjes dhe gjatë kësaj kohe parashikohen shira të dobët, më të mundshëm në veri dhe verilindje. Nuk përjashtohet as qendra e territorit, e cila mund të ketë shira të izoluar dhe afat-shkurtër. Gjatë natës do të ri-kthehen kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 2 gradë në vlerat e mëngjesit të sotëm POR mesdita nuk do të sjellë ndopnjë ndryshim të dukshëm.

Era do tÑ‘ fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h dhe drejtim jugperëndimor, pa mundur të gjenerojë dallgë në det.

Europa

Moti Sot: E enjte, 9 prill 2009

------------------------------------------------------

Pothuajse e gjithë Europa do të dominohet nga Mot i kthjellët, përjashtuar Veriun e kontinentit i cili edhe sot do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët. Po ashtu, një pjesë e vogël e Europës Lindore do të përfshihet nga vranësira dhe shira.

Ngjarje ekstreme në Europë sot:

E enjte, 9 prill 2009

-----------------------------------------------------------------

Itali rrezikohet nga stuhi të forta ere;

Hollanda, Gjermania alarmojnë për mjegull të dendur në akset rrugore;

Gadishulli Skandinav do të mbetet me erë të fortë dhe ngrica.

KOMENTE