Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigranti fierak, si shmangu masakrën në shkollën profesionale të Athinës
English

Emigranti fierak, si shmangu masakrën në shkollën profesionale të Athinës

Nga bashkëpunëtori ynë, Nikos Samaras

Athinë, 10 Prill NOA - Ajo që ndodhi sot në kryeqytetin e Greqisë, ishte vetëm maja e ajsbergut, ose më mirë, prologu i planit ogurzi që një shtetas grek kishte përgatitur të kryente në shkollën profesionale të Rentit.

Nëse një emigrant 47 vjeçar nga Fieri, Fatmiri që jeton prej vitesh në Greqi, nuk do të ndërhynte pa u shqetësuar shumë për jetën e tij, masakra mund të precipitonte tragjikisht.

Gjithçka nisi në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm (e Premte) në gjimnazin (lice) shtetëror të ΟΑΕΔ në rrugën "Petru Rali" nr 33 në Renti, lokalitet i kryeqytetit grek, Athinë.

Shkolla Profesionale OAED ofronte dhe kurse trajnimi profesional për njerëz të papunë.

Ka qenë një djalë helen, 19 vjeç nga Athina, i cili ishte nxënës në kursin për Informatikë në shkollën profesionale shtetërore ΟΑΕΔ i cili në mënyrë krejt të papritur, u shfaq me një armë zjarri në shkollën ku studionte.

Gjithçka, sikurse doli nga hetimi, pas një sherri me një djalë 18-vjeçar, gjithashtu nxënës në degën e Informatikës.

Rreth 30 minuta më vonë, në orën 08.30, 19-vjeçari me dy çanta në duar, ka nxjerrë një pistoletë dhe me të hapi zjarr në drejtim të 18-vjeçarit me të cilin ishte grindur pak minuta më parë.

Menjëherë më pas, 19-vjeçari u gjend në oborrin pranë shkollës ku nxori armën dhe hapi zjarr mbi dy qytetarë, pjesë e personelit të supermarketit afër godinës arsimore, njëri prej të cilëve, Fatmiri, 47-vjeçari emigrant nga Shqipëria.

Këta, kur panë se i riu po hakërrehej me armë në dorë në mjediset e jashtme të shkollës, aq pranë supermarketit, iu afruan për ta neutralizuar, por morën plagë në këmbë, ndërsa përpiqeshin ta ndalonin.

Fatmiri, bashkë me punëtorin tjetër të supermarketit, ka ndërhyrë duke u përpjekur t'i heqë armën.

Por 19-vjeçari i armatosur, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe i ka plagosur në këmbë.Megjithate, emigranti shqiptar ka arritur të shmangë zgjerimin e tragjedisë, sepse pak pasi plagosi dy punëtorët, i riu iu drejtua parkut afër shkollës ku u afrua në një stol.

Pak çaste më vonë, i drejtoi armën vetes dhe u godit me një plumb që pak orë më pas rezultoi fatal.

Policia e mbërritur e shumtë në numër, gjeti pranë të vetëplagosurit, dy çanta me armë zjarri dhe plumba.

Po ashtu u gjet dhe një thikë si dhe një letër, ku i riu shprehte planin për të hapur zjarr me armë, pas sherrit me të dashurën një vit më të vogël. "Jam njeri egoist dhe nuk duroj dot të më përçmojnë".

Siç bëri të ditur policia, viktima ishte një 19-vjeçar me nënshtetësi greke por me kombësi nga Abkhazia që jetonte prej vitesh në Renti të Athinës.

Duke folur për hetimet, policia deklaroi se sulmi kishte ndodhur pa shkak, por ishte i planifikuar. Kurse drejtoria e shkollës, e ka përshkruar autorin e ngjarjes, si një njeri me personalitet të paqëndrueshëm.Â

n.s/NOA

KOMENTE