Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha ndryshon premtimin për heqjen e vizave me BE, e shtyn në kohë
English

Berisha ndryshon premtimin për heqjen e vizave me BE, e shtyn në kohë

Korçë, 11 Prill NOA - Kryeministri Sali Berisha e ndezi fort situatën paraelektorale sot në Korçë, kur para të rinjve dhe të rejave premtoi se "Shqipëria në katër vitet që vijnë do të jetë kantieri juaj", - e duke shtuar se, - unë do të bëjë çdo përpjekje që çdo i ri që kërkon punë të mund të punësohet".

Por njëkohësisht, ai ka ndryshuar premtimin për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian, pasi nuk përmendi më afatin e deridjeshëm të gjashtëmujorit të fundit të këtij viti ose 6 muajt e parë të mandatit të dytë, që përkthehet brenda vitit 2009.

"Në kohën më të parë të mandatit tonë të dytë, do të realizojmë liberalizimin e vizave", ishte deklarata e re e Berishës, larg asaj të mëparshme, përsëritur dhe nga Topalli, Basha etj.

Prej dy ditësh, kryeministri ndodhet në juglindje të vendit ku po merr pjesë në përurim të disa investimeve kurse sot paradite, pati takim me djemtë e vajzat e Korçës dhe zonave përreth.

Duke folur para të rinjve, Berisha tha se sot për çdo shqiptar është moment solemn sepse "pasioni juaj i lirisë do të jetë uragani i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian" dhe më tej premtoi se "ju do të shëtisni në mbare Evropën si qytetare të lirë të saj".

Pasi përmendi hyrjen në NATO, Berisha tha se sot, për Shqipërinë dhe shqiptarët nis një epokë tjetër.

"Tani e tutje nuk do të ketë më diktatura, nuk do të ketë më pushtime, nuk do të ketë më poshtërime që ju gllabërojnë të ardhmen tuaj", - theksoi Berisha duke pohuar se "ne meritojmë atë që na grabitën padrejtësitë e kohërave, diktaturat dhe pushtimet".

a.f/NOA

KOMENTE