Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita e Kosovës: Nuk ka një strategji për veriun e vendit
English

Opozita e Kosovës: Nuk ka një strategji për veriun e vendit

Prishtinë, 11 prill, NOA - Qeveria kosovare konsideron se përmes shtrirjes së misionit të EULEX-it janë bërë hapa konkretë drejt integrimit të veriut.

Por përfaqësues të opozitës mendojnë se nuk ka strategji per integrim dhe se plani gjashtëpikësh i OKB-së po pengon shtrirjen e autoritetit të Kosovës.

Disa nga hapat që EULEX-i ka ndërmarrë në veri, si rinisja e punës në gjykatën e qarkut në Mitrovicë, regjistrimi i mallit në pikat doganore në kufi me Serbinë dhe prania e policisë evropiane, shihen nga qeveria e Kosovës si hapa konkretë drejt integrimit të pjesës veriore të vendit; pavarësisht, se strukturat paralele serbe funksionojnë të papenguara. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, pranon se veriu është i mbushur me grupe që injorojnë rendin dhe ligjin.

Por ai thotë se duhet të jetë strategji e qeverisë që të mos përdorë forcën për të kthyer rendin në këtë pjesë të mbetur jashtë kontrollit. "Është e vërtetë që atje ka ende grupe që pretendojnë se përfaqësojnë komunitetin e tyre, por janë grupe që i shkaktojnë telashe edhe popullatës civile atje. Ne, si qeveri, nuk kemi dashur që të bëjmë zgjidhje policore për gjendjen. Jemi koordinuar me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për t'u ofruar qytetarëve një paketë masash, që kanë qëllim përmirësimin e jetës së tyre atje", pohon ministri Pajaziti. Mosintegrimi i pjesës veriore, sipas ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Blerim Kuçi, po pengohet nga plani 6-pikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Prishtina zyrtare thotë se ky plan për të është i vdekur. Por, Blerim Kuçi, që tashmë ka kaluar nga partneri qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës në partinë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mendon se i vdekur plani mund të jetë vetëm nga aspekti deklarativ. "6-pikëshi është pengesë, sepse ua pamundëson edhe doganave, edhe policisë shtrirjen në veri. Po të mos ishte 6-pikëshi, kjo tashmë do të kryhej. Institucionet, vullnet nuk them që nuk kanë, por duhet të kenë guxim në atë vullnet. Ky guxim te institucionet tona mungon tash për tash, nuk po shihet, nuk është i prekshëm", thotë Kuçi. Ndërkohë, kthimi i normalitetit në këtë pjesë të Kosovës pengohet vazhdimisht nga grupe të ndryshme, për të cilat Ministria e Rendit thotë t'i ketë identifikuar. Së fundi, ka disa ditë që serbët në Mitrovicë po protestojnë, për të penguar kthimin e shqiptarëve në veri. Këto protesta, sipas kreut të Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, kanë synim spastrimin etnik të veriut nga shqiptarët.

n.e/NOA

KOMENTE