Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shamitë anti-NATO që valëvit Fatos Beja
English

Shamitë anti-NATO që valëvit Fatos Beja

Nga Vehap Kola Fatos Beja deri tani ka bërë karrierë falë heshtjes së tij. Sot ai po tenton të kundërtën. A e ka menduar ai mirë këtë?

Tentativa për të eklipsuar momentin historik të hyrjes së Shqipërisë në NATO përmes hapjes pa shkak të një debati provokues mbi ndalimin e përdorimit të shamive islame të vajzave në shkolla, dëshmon se ata që ja kanë me hile Shqipërisë dhe të vetëve në pushtet janë ende shumë, dhe të fuqishëm. Nëse muslimanët kanë zgjedhur mençurisht të mos bien në këto provokime dhe të dëshmojnë pjekuri, edhe qeveria nganjëherë duhet ta adoptojë këtë sjellje të mençur. Por kur ministri Beja nuk ngrihet dot as deri në lartësinë e H.Ing.Selim Muça, atëherë situata është vërtet kritike. Kryeministri dëshmoi në Strasburg një pjekuri të admirueshme duke mos e bërë Shqipërinë pjesë të procesit vetë-promovues të qeverisë turke për të marrë një rol të ri gjeopolitik në Lindjen e Mesme, si mediatore dhe përfaqësuese e tyre në organizatat kryesore shumëpalëshe me dominim perëndimor. Z.Berisha i shmangu Shqipërisë identifikimin me një shtet musliman, gjë për të cilën nuk ka dilema. Nëse ne jemi një shtet me shumicë muslimane, kjo nuk etiketon shtetin, por individët e tij- që janë qytetarë të lirë të një shoqërie të lirë e demokratike. Në të njëjtën kohë, për hir të këtij kompromisi kombëtar, nëse ministri ndjehet njeri pa identitet, e njëjta nuk vlen për shtetasit e zakonshëm, që janë, me vullnet të lirë e qëndrueshmëri - përfaqësues të një kulture (ndryshe nga zyrtari ateist i MASH). Akti më i fundit i ministrit Beja të kujton aksionet anti-terroriste të qeverisë Berluskoni 1, i cili arrestonte të hënën grupe terroristësh dhe i lironte ata të enjten, ngase të martën dhe të mërkurën kryeministri italian duhej të ishte në Uashington. Shqipëria nuk ka nevojë për këtë lloj sahanlëpirjeje. As për këto farsa vetë-përbuzëse. Sinqeriteti i aksionit integrues të Shqipërisë është çmuar më së larti dhe nuk meriton të keqpërdoret për interesa meskine grupesh pa identitet, qofshin këta edhe pranë mazhorancës. Politikat anti-kombëtare të përçarjes janë shumë të rrezikshme sidomos në periudhat para-zgjedhore. Atë që politika shqiptare arriti duke pasur mirëkuptimin e publikut të gjerë (dhe taksat e tij) si dhe mbështetjen e forcave të armatosura që rrezikuan jetën në vatra konfliktesh, nuk mund ta eklipsojë qëllimi i keq i një grupi njerëzish, që mendojnë se Shqipëria mund të bëjë përpara duke hedhur në plehra identitetin e qytetarëve të saj apo duke trukuar me laicizëm fytyrën e disa zyrtarëve. Ka shumë më tepër dinjitet në respektin ndaj Zotit të një vajze 14 vjeçare, shumë më tepër dashuri ndaj origjinës (ku përfshihet edhe atdheu) në vendimin e saj për të përdorur në mënyrë funksionale një veshje fetare, sesa në 1,000 vendime që ministria e z.Beja mund të nxjerrë për të lënë pa shkollë dhe për të shkelur të drejtat kushtetuese të asaj vajze dhe qindra simotrave të saj. Ministria duhet ta kuptojë se shamia e kokës për besimtaret muslimane është një rrobë morale, një tipar funksional i veshjes dhe jo një simbol eufemistik i jashtëm. Në dallim nga të tjerët, muslimanët nuk sillen si struci. Nëse deri dje do t'i këshilloja ato vajza të vazhdojnë arsimin - sepse dija edhe në fenë e tyre është prioritet kryesor- sot është detyra e tyre të na tregojnë me qetësi dhe qëndresë, se kush e rrezikon realisht këtë vend me humbje të dinjitetit dhe të respektit ndaj vetes.

KOMENTE