Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënohet 40-vjetori i vdekjes së Katarina Josipit
English

Shënohet 40-vjetori i vdekjes së Katarina Josipit

Në Festën e Pashkëve dhe Ditën e mërgimtarëve të rinj në Zym të Hasit. SHKA "Katarina Josipi" e këtij vendbanimi shfaq koncert, si dhe ngrit aksionin për rregullimin e varrit të aktorës së madhe Katarina Josipi - Kati. Po ashtu, pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të njihen edhe me vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës, zotëri Fatmir Sejdiu, që sivjet do të jetë patron i manifestimit letrar, kulturor e shkencor "Takimeve e Gjeçovit", që do të mbahet më 10 tetor

Frrok Kristaj

Zym i Hasit Prizren, 11 prill NOA - Me rastin e Festës së Pashkëve, që kremtohen ditën e diel, si viteve të mëparshme, edhe sivjet do të mbahet në orën 13.00 edhe Dita e mërgimtarëve të rinj në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit.

Me këtë rast SHKA "Katarina Josipi", pastaj Klubi letrar "Shtjefën Gjeçovi" dhe Bashkësia Rinore të këtij vendbanimi, do të shfaq koncert me këngë e valle popullore, të përgatitur nga Bibë Berisha, kryetar, dhe Lajde Kolëlgjeraj, koreografe e SHKA-së së përmendur.

Me mbajtjen e këtij manifestimi do të fillon edhe aksioni për rregullimin e varrit të aktores së madhe Katarina Josipi - Kati, si dhe do të shënohet 40-vjetori i vdekjes së kësaj artisteje të madhe dhe prijetare të skenës teatrore të Kosovës.

Në manifestim pritet të marrin pjesë edhe Bekim Lumi, këshilltar i ministrit të kulturës, Arian Krasniqi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Prishtinës dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve politike të Republikës së Kosovës.

Siç u informuam nga organizatorët, pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të njihen edhe me vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, që sivjet do të jetë patron i edicionit të 38 me radhë të manifestimit letrar, kulturor e shkencor "Takimeve e Gjeçovit", që do të mbahen në Zym të Hasit, më 10 tetor.

f.k/NOA

KOMENTE