Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Titujt kryesorë dhe analizë e faqeve të para të gazetave në Shqipëri
English

Titujt kryesorë dhe analizë e faqeve të para të gazetave në Shqipëri

Tiranë, 12 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet pasqyra e përditshme e gazetave shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, për ditën e Diel, 12 Prill 2009, si dhe një analizë dhe përmbledhje e kryetitujve kryesorë të gazetave. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e email: info@noa.al.

Gazeta "Standard"

Berisha: Çdo i ri që kërkon punë do të punësohet

Kryeministri Sali Berisha vijoi dje turin e tij në qytetin e Korçës, ku zhvilloi një takim me mijëra të rinj të këtij qyteti. Në qendër të premtimeve të Kryeministrit Berisha për katër vitet në vijim ishte punësimi dhe arsimimi i të rinjve. Lideri i mazhorancës së djathtë, i shoqëruar nga drejtuesi i të rinjve të PD-së, Gerti Bogdani, premtoi se në mandatin e dytë vendi do të jetë një kantier, nga ku çdo i ri i aftë për punë do të mbështetet nga qeveria e tij.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: Tragjedi Në Kallamata, Burri I Pret Këmbët Gruas Në Prani Të Fëmijëve Rama Anullon Krrt-Në Për Pashkë, E Mblodhi Ditën E Ashures Olldashi Në Maqedoni/Linja Pogradec-Ohër Hapet Në Qershor

Gazeta "Shqip"

Ambasadori D'elia: Italia Dhe Shqipëria, Aleatë Natyralë

Intervista/Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë thjesht "të shkëlqyera". Ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D'Elia, thotë se në karrierën e tij diplomatike nuk ka hasur kurrë më parë marrëdhënie më intensive se ato që janë duke u zhvilluar mes dy vendeve. Italia është shteti që e ndihmon më shumë Shqipërinë në të gjitha fushat, është vendi që eksporton më shumë në Shqipëri dhe që importon më shumë prej saj.

Vijojnë disa tituj të tjerë të gazetës

Kartat, Propozohen Masa Për Qytetarët Pasivë I Pret Këmbët Gruas Që Të Mos Dilte Nga Shtëpia Bizneset Paguajnë Gabimet E Doganës Tek Referencat

Gazeta "Koha Jonë" Mblidhen Fonde Për Familjet E Policëve Të Vrarë

Familjet e policëve të vrarë në Shën Mëri të Kukësit, Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha janë përballur mbrëmë në emisionin "Më shumë dashuri" të Tv Klan me surpriza të mëdha. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka dorëzuar çelësat e një shtëpie, ku familja e Ramadan Hilës do të jetojë tani e tutje. Por, Tv Klan, së bashku me teleshikuesit kanë dhënë dhe shuma të ndryshme parash për dy familjet, me qëllim që të nisin jetën pas humbjeve tragjike të kryefamiljarëve të tyre.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: Korçë: Berisha Skemë E Re Rimbursimi E Kartave Të Identetit "Basha"/Ps: Njohim Vetëm Vendimin E Gjykatës Së Lartë Reportazh/Në Durrës-Kukës, Atje Ku Po Ndjehet Erë Ndryshimi Postribë: Topalli Kritika Edi Ramës, Të Mungojnë Idetë

Gazeta "Panorama" Si Do Të Ndahen/Legalizimet, 4 Milionë Dollarë Për Ish-Pronarët

900 përfitues/Agjencia e Legalizimeve ka gati 400 milionë lekë për të dëmshpërblyer ish-pronarët. Kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, konfirmoi për gazetën se paratë do të shpërndahen në fund të këtij muaji. "Nga fondi do të përftiojnë 900 ish-pronarë që janë invedentuar deri tani". ALUIZNI po përgatit dhe listat me 4500 familje të tjera që do të legalizojnë shtëpitë e tyre. "Kush paguan kuotat, merr menjëherë tapinë".

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: Kreu I Lsi, Fushatë Me Të Rinjtë/Meta Luan Futboll: Do Ndalim Shkatërrimin E Terreneve Nga Korça, Berisha Shpall Bogdanin Lider Të Të Rinjve Demokratë Mungon Majko/Rama Sfidë Berishës: E Mbyll Unë Durrës-Kukës

Gazeta Shqiptare Gjyqtari Besnik Imeraj: Nëse Delijorgji Më Mbron Vajzën, Dorëhiqem

Do të jap dorëheqjen, nëse vajza ime paraqitet për të mbrojtur në procves ndonjë nga të pandehurit e dosjes "Gërdeci". Jam i detyruar ligjërisht të mos jem pjesë e Kolegjit Penal, nëse ndodh një gjë e tillë. Gjyqtari Besnik Imeraj, i cili është përzgjedhur nga shorti me gogla si një nga anëtarët e Kolegjit Penal që do të shqyertojë çështjen e shumëpërfolur të tragjedisë së 15 marsit në Gërdec shprehet se ka ndjekur me kujdes çdo informacion ku lakohet emri i vajzës së tij, Marsela Imeraj, si përfaqësues ligjore e shoqërisë "Alba Demil" e Mihal Delijorgjit.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: Rama: E Duam Durrës Kukës, Por Jo Duke Vjedhur Bashkia I Refuzon Lejen E Ndërtimit Pal Dajçit Vlorë, Prishje Pazaresh Droge, Zihen Grupet Rivale

Gazeta "Korrieri"

Ambasadori Gjerman: Kartat, Po Rrezikohet E Drejta E Votës

Intervista/Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të rrisë shqetësimin në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Ambasadori gjerman në Shqipëri Bernd Borchardt, në një intervistë thekson se situata është dramatike dhe rrezikohet lënia jashtë e të drejtës themelore të shumë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori gjerman në Tiranë prek çështejn e pajisjes me kartat e identitetit. Në intervistën e tij, ai thotë se "unë nuk e fsheh se ka një shqetësim në rritje, të cilin ndaj me shumë nga kolegët e mi të BE dhe nATO".

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: Koment/Përçudinimi I Pritshëm I Vlorës Cigare Toksike Kineze Nga Shqipëria Në Tregun Europian Statistika/Bixhozi I Vetmi Sektor Që Lulëzon Në Krizë

Gazeta 55 Edi Rama Tmerrohet Në Kukës, Nuk E Shikon As Nga Larg Rrugën E Shqiptarëve

Komplekset e Edvinit janë zbuluar gjatë e gjerë dje në Kukës, kur i frikësuar nga dashuria e kuksianëve për rrugën që bashkon shqiptarët, nuk ka guxuar të flasë kundër saj, por nga ana tjetër ka refuzuar ta vizitojë atë. Duke ia ndjerë efektin prej së largu, urrejtja i ka shpejeguar atij se përfundimi i rrugës do të regjistrojë edhe fundin e tij politik.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: Redaksionale/Ina Rama T'i Hapë Një Dosje Vetes, Le Ta Hetojë Atë Kryesisht Koment/Duhmë Mërzie Kundër Festimit Mbi Vrasjen E Meshtarit 74 Vjeçar, Dom Shtjefën Kurti/Fakte Dhe Dokumenta Që Botohen Për Herë Të Parë, Familja Bën Apel Për Gjetjen E Eshtrave Gazeta "Rilindja Demokratike" Ndryshimi I Madh, Uragani I Rinisë Së Korçës Në Këmbë Me Berishën

Pasioni i lirisë nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, do të shndërrohet në uraganin që do të çojë Shqipërinë të sigurtë e me sukses drejt integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi dje me të rinjtë e Korçës, Kryeministri Sali Berisha e cilësoi të veçantë këtë takim, pasi Shqipëria tashmë është anëtare me të drejta të plota në aleancën më të fuqishme në botë dhe kjo ditë e lirisë dhe demokracisë së pari u detyrohet studentëve të dhjetorit '90, të cilët luftuan pikërisht për arritjen e kësaj dite historike për Shqipërinë.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: Berisha: Mandati I Dytë Për Të Vazhduar Projektet Madhore Topalli: Rama Kërkon Kufizimin E Ndihmës Sociale Për Të Varfërit Patozi: Korrupsioni, Filozofia E Vetme E Ramës

Gazeta "Republika"

Policia E Burgjeve, Si Përfitohet Pensioni

Ligji nr. 7703 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", çfarë parashikon për policët. Përfitimet për paaftësi të përkohshme në punë dhe për dëmtime shëndetësore. Masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm dhe për vjetërsi shërbimi.

Kryeministri Vazhdon Takimet Në Pogradec Dhe Korçë Topalli Në Komunat E Shkodrës; Premtimet Tona Janë Realitet Që Preken, Admirohen Pbdnj Publikon Emrat E Kandidatëve Për Garën Në Tiranë

Gazeta "Shekulli" Prokuroria: Ripahet Dosja "Basha"

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të rifillojë hetimet ndaj ministrit Lulzim Basha, i akuzuar për skandalin e korrupsionit në rrugën "Durrës-Kukës". Edhe pse Gjykata e Lartë, me vendimin e dy ditëve më parë, shpalli absolutisht të pavlefshme vendimin e përfundimit të hetimeve dhe kërkesën për gjykim të skandalit të rrugës "Rrëshen-Kalimash, prokuroria ka deklaruar dje se do të rinisë hetimet. Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: S'ka Pulla, Bllokohen Aktet Noteriale Vlorë/Granatë Në Lokal, Tre Të Plagosur

Gazeta "Sporti shqiptar" Vllaznia E Tirana Dorë Për Dorë

Java e 27-të: kryesuesit bëjnë detyrën, befason Teuta, Lushnja i largohet anktheve. Laçi, Skënderbeu Dhe Kastrioti, Trioja E Kreut Nuk Gabon Umb Volej Dhe Studenti Fitojnë Finalet E Para

KOMENTE