Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy rreziqet më të mëdha në Kosovë
English

Dy rreziqet më të mëdha në Kosovë

Janë Komisionin e Pavarur për Media dhe TV Publik. Të dyja institucionet medoemos duhet të kontrollohen. I pari nga politika, institucioni i KPM nga dy televizionet tjera private

Nga Baton Haxhiu

Dy gjëra janë bërë të rrezikshme së fundi në Kosovë. Kush e kontrollon Komisionin e Pavarur për Media dhe kush duhet ta kontrollojë Televizionin Publik. Rrëfimi për Komisionin e Pavarur për Media e di që nga koha e Bob Zhiletit, institucion ky që funksiononte mbi do parime policore e jo mbi parimet profesionale të një rregullatori. Vetëm Ana DiLelio ka pasur sensin të ndërtojë një harmoni me plot sens të funksionimit të një institucioni kaq të ndjeshëm sepse ka pa prejardhjeje prej gazetareje. Kur ndërtohej stafi i këtij institucioni, kam qenë shumë afër tij, natyrisht se për përzgjedhjen e pavarësisë së këtij institucioni janë pyetur vetëm dy televizione KTV dhe TV 21. Stafi i këtij institucioni, pra i KPM, është i ndërtuar fund e krye nën diktat dhe nën ombrellën e këtyre dy televizioneve. Në këtë mënyrë është ndërtuar një institucion që nuk vlerëson dhe nuk ndërton konceptin e mediave që ndërtojnë vlera programore por ndërtojnë vlera burokratike të funksionimit. Më kujtohet fare mirë kur luftohej TOP Channel në Shqipëri me metoda të KPM-së duke ndërtuar një konspiracion anti TOP me kanale tjera dhe duke e bërë KPM shqiptare servis të presionit ndaj paraqitjes së TOP-it. Nuk dua të bëj aludime për asgjë, por desha të bëj vërejtje serioze për mënyrën se si është i ndikuar ky institucion. Nuk po flas vetëm për vendime improvizuese dhe të paqena, por po them për ashpërsinë dhe arrogancën e panevojshme që ka ky institucion ndaj mediave duke vendos kritere të çuditshme ndaj mediumeve. Shpeshherë nuk i kap as logjika dhe as matematika. Për detaje do shkruaj një herë tjetër. Problemi tjetër ka të bëjë me Televizionin Publik. Dëshira e madhe për ta fut në dorë dhe për ta kontrolluar në tërësi. E drejtë edhe kjo e pushtetit. Por e padrejtë që më pastaj të quhet TV publik dhe të merret taksa nga qytetarët e Kosovës. Është kohë që do përkrahje për mediat dhe gazetarinë e mirë. Por, a është e mundur kjo në Kosovë? Po dhe Jo. Shembujt në regjion tregojnë se media elektronike ka qenë katalizator i shumë proceseve në regjion. Përplasjet politike të pa sens dhe me pasoja për gjithë regjionin kanë nisur nga keqpërdorimi i institucionit të televizionit nga politika. Në të njëjtën mënyrë është përdorur edhe në Kroaci e në Bosnje edhe në Serbi e Maqedoni. Edhe paslufta është e ngarkuar me të njëjtat probleme. Si në Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri, Bullgari, Hungari dhe në vende tjera të tranzicionit. Sllovenia, Çekia dhe Kosova janë përjashtim i veçantë i ndërtimit të mediave publike. Sllovenia ka ndërtuar një televizion në dobi të opinionit publik. Kosova, ndërkaq, e ka të ruajtur televizionin nga politika ditore(edhe pse kohët e fundit po përdoret si presion i vazhdueshëm), meqë ky televizion është ndërtuar nga fondacionet dhe institucionet ndërkombëtare dhe nga një menaxhment politikisht i pandikuar. Kjo nuk do të thotë se gazetarët dhe redaktorët e këtij mediumi publik nuk janë të rekrutuar nga partitë politike. Por, kjo nuk mund të hetohet për shkak të balansimit milimetrik të përfaqësimit në emisionet e ditës në TV. Ky tregim i suksesshëm i një televizioni publik po bëhet dhe është temë e partive politike të Kosovës. Te gjitha mundohen ta kontrollojnë me forma të ndryshme. Dhe ky televizion po fillon të jetë tregimi ballkanik për televizionet publike. Gjuha e ashpër e partive politike, letrat e dërguara në adrese të Drejtorit te Televizionit të Kosovës për ta marrë televizionin nën kontroll tregon për një situatë të keqe dhe të një përzierje të pashembullt të politikës në mediumin publik. Nëse duhet konstatuar se çka duhet ruajtur nga ndikimi politik, që ka barazvlerën me statusin e Kosovës, atëherë lirisht duhet drejtuar gishtin kah televizioni publik. Shoqëria kosovare sa ka filluar t'i ndërtojë hapat e parë të demokracisë. Gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme për momentin në Kosovë është heqja dorë nga kjo formë e menaxhimit të televizionit publik. Shoqëria kosovare është shoqëri e postluftës, prandaj, çdo tentim që televizionin publik ta kontrollojë qoftë me buxhetin e saj qoftë me dhënien e mundësive ligjore për të emëruar drejtorë nga ana e politikës është rrezik i hatashëm për paraqitjen e sindromit të Tv publik të kontrolluar. Kuvendi i Kosovës nuk është mjaftë i përgjegjshëm që të ketë çfarëdo kontrolli mbi një institucion publik çfarë është televizioni. Jam i bindur se Kosova do të shkonte rrugës së përplasjeve të panevojshme ndërpartiake nëse një institucion i tillë bie nën kontrollin politik. Kaq për Politikën dhe Televizionin publik. E bëra kështu shkrimin për ta bërë të qartë se sa e rëndësishme do të ishte që ta kemi vazhdimësinë e modelit slloven dhe çek të menaxhimit të TV publik. Çdo variant tjetër është i rrezikshëm për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e sigurt të këtij vendi. Kurse për profesionalizmin në KPM do të shkruaj në një rast tjetër. E di shumë mirë që do duhej që të ndërtohet një staf që nuk është i kontrolluar, ose së paku të jetë më i kamufluar kur ndërton konceptin e presionit prej msn-je. Kjo është ajo euforia anarkike e tranzicionit, ku duket se metodat, teknologjitë, organizimet dhe mediat e reja DUKEN kaq të kollajta për t'u arritur dhe zbatuar. Së fundi po ngrihen dhe bien me dhjeta emisione, personazhe e ide dhe suksese janë pak. Ato që do t'i qëndrojnë kohës do të jenë edhe më të pakta. Nuk besohet se ndonjëra prej mediave elektronike në çfarëdo varianti do t'i qëndronte kohës për shkak të nivelit të ultë profesional sikur të mos ishin fondet dhe fondacionet. Megjithë presionin që dikur pati TOP Channel, ku politika dhe KPM-të iu sulën për ta luftuar, na doli pikërisht ky TV që e fitoi betejën me program jo me lojë të ndytë burokratike.Â

Marrë nga "Express", Prishtinë

KOMENTE