English

Këshilli i Mandateve: Në 23 prill, do votohet heqja e imunitetit të Neranxit

Tiranë, 14 prill, NOA - Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve vendosi në mbledhjen e tij të sotme që në datën 23 prill të marrë në shqyrtim heqjen e imunitetit të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nikollaq Neranxi.

Vendimi u mor nga anëtarët e këtij komisioni pas shqyrtimit të kërkesës përkatëse të Prokurorisë, ndërsa Neranxi për momentin nuk ndodhet në Shqipëri.

Hetimet e organit të akuzës flasin për shkelje financiare të kryera nga kompania që mban emrin e deputetit Neranxi, të cilat kapin shifrën e rreth 136 milionë lekëve dem ndaj shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për kalim mallrash pa doganë, të cilat i referohen periudhës së viteve 2004-2005.

n.e/NOA

KOMENTE