Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushtetuesja: Ligji i Dosjeve nuk paraqet konflikt interesi. Shqyrtimi shtyhet në 7 maj
English

Kushtetuesja: Ligji i Dosjeve nuk paraqet konflikt interesi. Shqyrtimi shtyhet në 7 maj

Tiranë, 14 prill, NOA - Ligji "Për pastrimin e figurës së zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore" nuk paraqet asnjë konflikt interesi nga ana e Gjykatës Kushtetuese siç pretendon Kuvendi.

Një fakt i tillë është pohuar sot nga anëtarët e këtij institucioni gjatë mbledhjes së zhvilluar për marrjen në shqyrtim të tij, ashtu siç ishte parashikuar që nga pezullimi i tij në datën 16 mars të këtij viti.

Sipas burimeve për agjencinë e Lajmeve NOA, takimi i radhës për shqyrtimin e këtij ligji është caktuar në datën 7 maj.

Kjo pasi u mor parasysh kërkesa e Partisë Socialiste, e cila i ka dërguar një letër të posaçme Gjykatës Kushtetuese, në të cilën pohon se shqyrtimi i Dosjeve duhet të shtyhet pasi dy ekspertë të saj mungojnë gjatë datave 13-18 prill.

Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i parlamentit ka kërkuar që të shqyrtohet qënia në konflikt interesi e Gjykatës Kushtetuese, por anëtarët e saj e kanë cilësuar si abstrakte këtë kërkesë.

Kjo kërkesë ka hasur edhe në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët e kanë quajtur të pabazë kërkesën e parlamentit. Përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë, këto dy institucione i kanë qëndruar idesë se gjykata është garanti i Kushtetutës.

n.e/NOA

KOMENTE