English

Të rinjtë e PD shohin nga afër punimet në rrugën Durrës-Kukës-Morinë

Tiranë, 14 Prill NOA - Jo më shumë se 45 ditë nga përfundimi i projektit kombëtar të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, kjo vepër dhe puna për ndërtimin e saj ka ngjallur interes për shoqërinë tonë, por edhe atë ndërkombëtare.

Të rinjtë e Partisë Demokratike, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, kanë vizituar disa nga pjesët e rrugës në ndërtim.

Në emër të të rinjve të Partisë Demokratike, Bogdani është shprehur se është krenari për këtë brez të kombit të vizitojë rrugën Durrës-Kukës-Morinë, rrugë e cila do të trashëgohet brez pas brezi si një pasuri kombëtare që shënon një standard të ri në infrastrukturën shqiptare.

"Është krenari që vijmë këtu sot, të shohim këtë vepër që do t'i mbetet brezave dhe kombit shqiptar për vitet që vijnë, si një standard i ri i vendosur në zhvillimin e Shqipërisë", - tha Bogdani.

"Sot jemi dëshmitarë të standardeve të reja me të cilat Shqipëria po zhvillohet, në autostradën ku sot po ecën si anëtare e NATO-s drejt Bashkimit Evropian", - ka vijuar Bogdani.

Ai pohoi edhe se "ne jemi krenarë që, si të rinj sot, jemi dëshmitarë të kësaj vepre dhe jemi pjesë e këtij ndryshimi, sepse realisht sot, Shqipëria po ndryshon".Â

Një nga pjesët që ngjalli me shumë interes për anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ishin dy galeritë që përbëjnë tunelet, nga më të mëdhenj në zonën e Ballkanit, ata në pjesën Rrëshen-Kalimash të këtij aksi, i cili është cilësuar si edhe nga më të vështirët për pasojë të terrenit të egër malor.

Kjo autostradë, do të jetë mbi të gjitha lidhja e re dhe më e lehtë midis shqiptarëve dhe veçanërisht e të rinjve kudo që ndodhen, në të ardhmen e tyre të përbashkët.

e.l/NOA

KOMENTE