Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha firmos marrëveshje parazgjedhore edhe me partinë e Starovës
English

Berisha firmos marrëveshje parazgjedhore edhe me partinë e Starovës

Tiranë, 15 prill NOA - Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike nënshkroi sot pasdite marrëveshjen elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me Kryetarin e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova.

"Është një moment shumë i veçantë, në të cilin unë me shumë mirënjohje, dua të falënderoj aleatin tonë të hershëm për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur, bashkëpunim i cili me marrëveshjen që firmosim përcakton horizonte të reja, përcakton fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 28 qershorit si dhe qeverisjen e përbashkët në mandatin e dytë dhe në vazhdim", - u shpreh Berisha gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Për kryeministrin, ky koalicion është koalicion vlerash. "Bashkohemi për të mbrojtur të njëjtat vlera që u besojmë dhe që ndajmë", - tha Berisha.

Sipas tij, ky bashkim vjen për të zbatuar të njëjtat projekte, "për të cilat kemi besimin më të plotë se janë projektet më të mira për Shqipërinë, për shqiptarët, për fëmijët tanë, për gjeneratat që do të vijnë".

e.l/NOA

KOMENTE