Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biberaj përshëndet qëndrimin francez për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor
English

Biberaj përshëndet qëndrimin francez për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Tirane, 15 Prill NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka përshëndetur sot qëndrimin francez për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, qëndrim i shprehur nga Sekretari Francez i Shtetit për Çështjet Europiane, z. Bruno Le Mer.

 Z. Biberaj vlerëson se "zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë dhe mbetet prioritet dhe sfidë e rëndësishme e politikës së re europiane. Integrimi sa më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE i shërben më së miri paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm të rajonit të trazuar të Ballkanit, por edhe të vetë Europës".

"Qëndrimi francez vjen në momentin e duhur për Shqipërinë, pasi siç dihet tashmë Shqipëria pritet të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda Presidencës Çeke", gjykon z. Biberaj.

Deputeti Biberaj shprehet se "integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në BE, si dhe lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve shqiptarë mbeten prioritete kryesore jo vetëm të maxhorancës, por edhe të politikës shqiptare në përgjithësi, pasi këto përfaqësojnë edhe interesa madhore dhe strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, interesa që natyrisht qëndrojnë mbi interesat politiko-partiake".

e.l/NOA

KOMENTE